By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Qeveria për vitin e ardhshëm ka paraparë 823 milion euro për investime kapitale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Qeveria për vitin e ardhshëm ka paraparë 823 milion euro për investime kapitale
Maqedoni

Qeveria për vitin e ardhshëm ka paraparë 823 milion euro për investime kapitale

admin
Last updated: 24/11/2024 17:26
By admin 3 Min Read
Share
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85
SHARE

Shkup, 24 nëntor – Deri në fund të vitit 2025, Qeveria planifikon të harxhojë një shumë rekord prej 823 milion euro për projekte kapitale. Plani i Qeverisë fillimisht duket tejet ambicioz, duke pasur parasysh se nga buxheti i këtij viti, janë realizuar vetëm 40,6% e projekteve kapitale, ose gjithsej 295 milion euro, edhe pse, për këtë qëllim ishin paraparë 790 milion euro. Megjithatë, edhe pse ka mungesë të kapaciteteve njerëzore, vitin e ardhshëm mund të pritet realizim më i lartë i projekteve kapitale, për shkak se është vit zgjedhor, thotë për Alsat, profesori universitar, Bujamin Bela.

“Kërkon një përkushtim të veçantë të gjithë procesit sepse çdo hallkë e këtij procesi paraqet atë sinergjinë pozitive që mund ta jep drejt realizimit. Në këtë këndvështrim, shohim edhe nga enti i revizionit të investimeve kapitale që kanë të bëjnë me shtetin tonë, problematikat janë në mungesë të një qendre me menaxhim me projektet kapitale të cilat do ta shtojnë intensitetin e përcjelljes dhe fidbekut të pikave të cilat do të jenë problematike për t’i realizuar”, tha Bujamin Bela – Profesor universitar.

Bela përmend prioritetet e investimeve në vendbanimet shqiptare.

“Të ndihmohen çerdhet, të ndihmohen shkollat të cilat ishin në program me sa i pash. Ishte spitali i Kërçovës që është në fokus të bëhet ndërtimi. Është korridori i cili në veçanti kalon në pjesën shqiptare që është një ndërlidhje me Shqipërinë. Nga ana tjetër flitet edhe për pjesën e tunelit, lidhjen me Prizrenin që të hapet si lloj i procedurës.
Edhe pse Qeveria fillimisht paratë për investime kapitale i planifikon për shkolla, spitale, ujësjellës, infrastrukturë e të tjera, në fund gjithmonë shpërndahen për nevoja të tjera sikurse për paga, pensione apo subvencione. Vitin e kaluar për shembull, Agjencia për Siguri Kombëtare, edhe pse ka pasur në dispozicion 1.5 milion euro, ka harxhuar vetëm 1700 euro. Drejtoria për Kryerjen e Sanksioneve, nga 3 milion euro në dispozicion, ka harxhuar vetëm 25 mijë euro. Institucione si KSHZ apo Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor nuk kanë harxhuar asnjë denarë”, tha Bujamin Bela – Profesor Universitar.

You Might Also Like

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh

Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe

Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm

Uji në Shkup është i sigurt për momentin, por nëse nuk sanohet deponia me krom në Jegunovcë, mund të ndodhë katastrofë

Temperatura të larta në vend, “Kryqi i Kuq” jep ujë për qytetarët

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arsimi dhe edukimi multikulturor në grupet parashkollore etnikisht të përziera prej vitesh nuk funksionon
Next Article Hulumtimi i kryer në shkollat e mesme të vendit, vë në dukje se një numër i madh i vajzave janë pre e ngacmimeve, sidomos online

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?