By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: As Gary Neville s’ka më shpresë: Man Unitedi mund të bie në Championship
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > As Gary Neville s’ka më shpresë: Man Unitedi mund të bie në Championship
Sport

As Gary Neville s’ka më shpresë: Man Unitedi mund të bie në Championship

admin
Last updated: 28/11/2026 13:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gary Neville ka dhënë një vlerësim shumë kritik për repartin defensiv të Manchester Unitedit, duke paralajmëruar se me lojtarët që aktualisht ka në dispozicion, klubi rrezikon edhe rënien nga Liga Premier.

Ish-kapiteni i “Djajve të Kuq” reagoi pas humbjes së rëndë 4-0 ndaj Liverpoolit, duke vënë në pikëpyetje edhe vendimin e trajnerit Mauricio Pochettino për ta aktivizuar nga minuta e parë Matthijs de Ligtin, i cili sapo ishte rikthyer nga lëndimi.

“Nuk e kuptova vendimin për De Ligtin”, deklaroi Neville për Sky Sports, duke shprehur habinë për gatishmërinë e mbrojtësit pas paraqitjes së tij të dobët kundër Comos.

“Edhe unë kam qenë jashtë fushave për një vit dhe është shumë e vështirë të rikthehesh drejtpërdrejt në një ndeshje të tillë. E pamë në ndeshjen kundër Comos, ku ishte krejtësisht jashtë ritmit. U habita shumë që luajti, por as të tjerët nuk kanë qenë duke bërë paraqitje të mira”.

Neville beson se mbrojtja më e mirë që Manchester Unitedi mund të rreshtojë aktualisht përbëhet nga Luke Shaë, Diogo Dalot, Harry Maguire dhe Lisandro Martinez, por ai është veçanërisht i shqetësuar për alternativat e tjera në këtë repart.

Duke iu referuar një mbrojtjeje të përbërë nga Noussair Mazraoui, Patrick Dorgu, Leny Yoro dhe Ayden Heaven, ish-kapiteni anglez dha një paralajmërim të fortë.

“Kjo mbrojtje do t’ju dërgonte në një kategori më poshtë. Ky është fakt”, nënvizoi Neville.

Man Unitedi përndryshe aktualisht renditet në pozitën e 19-të në kampionatin anglez.

You Might Also Like

Liverpooli përshpejton transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Ylli i Barcelonës humb durimin me Flickun, kërkon largimin nga klubi në janar

Askush nuk e priste këtë nga Mourinho, prezanton familjarin e tij para gazetarëve në konferencë

Vdes portieri Ingvar Jonsson, ishte pjesë e Islandës në Euro 2016

Simeone kërkon përforcime në janar për të mbajtur ritmin me Barcelonën dhe Real Madridin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ​Çfarë thotë djali i Jakup Krasniqit pas vizitës së babait? Ky është mesazhi i tij për qytetarët
Next Article Trump: Sulmet iraniane me dronë dhe raketa kanë arritur nivelin më të lartë në një vit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?