By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ​Çfarë thotë djali i Jakup Krasniqit pas vizitës së babait? Ky është mesazhi i tij për qytetarët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > ​Çfarë thotë djali i Jakup Krasniqit pas vizitës së babait? Ky është mesazhi i tij për qytetarët
Kosovë

​Çfarë thotë djali i Jakup Krasniqit pas vizitës së babait? Ky është mesazhi i tij për qytetarët

admin
Last updated: 28/11/2026 13:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 23 nëntor, Argument – Vizita e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit ka qenë e nevojshme për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së tij.

Kështu deklaron djali i tij, Altin Krasniqi, i cili ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e treguar ndaj familjes gjatë kësaj periudhe.

Ai për KosovaPress thotë se vizita ishte e nevojshme, duke pasur parasysh gjendjen shëndetësore të nënës, ndërsa ka falënderuar të gjithë qytetarët që u kanë qëndruar pranë dhe i kanë mbështetur.

Krasniqi ka bërë të ditur gjithashtu se edhe babai i tij është mirë me shëndet.

“Vizita ka qenë shumë e mirë, ka pas nevojë, ka qenë shkaku i gjendjes nenës që i falënderoj gjithë që na kanë mbështetur…gjithë qytetarët…(Edhe babai ishte) Mirë me shëndet”, thotë Krasniqi.

Jakup Krasniqi qëndroi katër ditë në Kosovë për arsye humanitare, përpara se të kthehej sërish në Hagë. Dhomat e Specializuara të Kosovës lejuan vizitën për “arsye të forta humanitare” pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdijes.

Gjatë katër ditëve, Krasniqi u dërgua çdo ditë për disa orë në shtëpinë e tij në lagjen Velania të Prishtinës për të qëndruar pranë familjes dhe bashkëshortes, ndërsa netët i kalonte në selinë e EULEX-it në Fushë Kosovë.

E gjithë vizita u zhvillua nën përcjellje të rreptë të forcave të Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it.

Kjo ishte vizita e dytë e Jakup Krasniqit në Kosovë që nga arrestimi dhe transferimi në Hagë në nëntor të vitit 2020 (pas vizitës së tetorit 2024 për vdekjen e vëllait të tij), dhe vjen pas vendimit të 16 shtatorit 2026, ku ai u dënua me 25 vjet burgim në shkallën e parë. /KP/

You Might Also Like

Konjufca me mesazh për 28 Nëntorin: Le të na bashkojë gjithnjë flamuri kuqezi

28 Nëntori, bashkëshortja dhe djali vizitojnë Rexhep Selimin në Hagë

Qytetari ia thotë në sy Përparim Ramës: “Krejt shqiptaria po feston, ti po provokon”

Festa në Kosovë fillon me homazhe dhe aktivitete në nderim të familjes Jashari dhe atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

28 Nëntori vë në pah sfidat e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, a po mungon koordinimi për çështjet kombëtare?

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Eurostat: Në Maqedoni 66.1% e familjeve janë pa fëmijë, por sërish qëndrojmë mbi mesataren e BE-së
Next Article As Gary Neville s’ka më shpresë: Man Unitedi mund të bie në Championship

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?