By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ASh: Pa barazi reale nuk ka shtet funksional
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > ASh: Pa barazi reale nuk ka shtet funksional
Maqedoni

ASh: Pa barazi reale nuk ka shtet funksional

admin
Last updated: 31/08/2025 12:47
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 gusht – Aleanca për Shqiptarët rikujton se barazia reale dhe përfaqësimi i drejtë e adekuat në të gjitha nivelet e shtetit janë shtylla mbi të cilat duhet të ndërtohet një pakt i ri politik mes shqiptarëve dhe maqedonasve.

Platforma kombëtare e propozuar nga Aleanca parashikon që shqiptarët të kenë të njëjtat të drejta dhe mundësi si maqedonasit në çdo sferë të jetës: arsim, ekonomi, kulturë, administratë dhe siguri publike. Kjo do të thotë se institucionet shtetërore – nga administrata deri te policia dhe gjyqësori – duhet të pasqyrojnë përbërjen multietnike të vendit, duke garantuar që shqiptarët të mos mbeten të nën-përfaqësuar.

Një shtet demokratik nuk mund të funksionojë mbi bazën e margjinalizimit. Prandaj, platforma e Aleancës synon ruajtjen dhe fuqizimin e identitetit, gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë shqiptare, duke siguruar që komuniteti shqiptar të mos mbetet i përjashtuar nga zhvillimet politike, ekonomike dhe shoqërore.

Boshti kryesor i kësaj marrëveshjeje të re politike është krijimi i kushteve që shqiptarët të trajtohen si qytetarë të barabartë, e jo si qytetarë të dorës së dytë. Vetëm përmes këtij parimi mund të ndërtohet bashkëpunim i qëndrueshëm për zhvillimin e shtetit dhe përshpejtimin e rrugës drejt integrimit evropian.

Në një kohë kur po diskutohet për heqjen e parimit të balansuesit dhe miratimin e një ligji të ri diskriminues mbi përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të bashkësive etnike, Aleanca për Shqiptarët thekson se ky është një hap prapa për të drejtat e shqiptarëve dhe një kërcënim për kohezionin shoqëror.

Për këtë arsye, ftojmë partitë shqiptare, sektorin civil, intelektualët dhe të gjitha shtresat shoqërore të përkrahin paktin politik të propozuar nga Aleanca për Shqiptarët, si garanci për një shtet funksional, të barabartë dhe evropian.

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Perinski: VMRO-DPMNE ka potencial që të fitojë në pothuajse çdo qytet, nuk pres ndërlikime në zgjedhjet lokale
Next Article Osmani prezanton projektin “Çair për të gjithë fëmijët”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?