By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Osmani prezanton projektin “Çair për të gjithë fëmijët”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Osmani prezanton projektin “Çair për të gjithë fëmijët”
Maqedoni

Osmani prezanton projektin “Çair për të gjithë fëmijët”

admin
Last updated: 31/08/2025 13:26
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 gusht – Sot jemi mbledhur këtu për një arsye të veçantë, për fëmijët tuaj. E di se çdo ditë përballeni me sfida që nuk janë të lehta: nga sigurimi i terapisë së duhur, te gjetja e mbështetjes në shkolla, e deri te mundësimi që ata të kenë mundësi të barabarta në shoqëri. Prandaj, sot nuk vij me fjalë boshe, por me një vizion dhe plan konkret. Kështu e ka nis fjalimin kandidati për Komunën e Çairit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Bujar Osmani, ndërsa ka takuar prindërit e fëmijëve me autizëm, ku edhe ka premtuar ndërimin e një Qendre Ditore për fëmijët me nevoja të veçanta.

“Një vend ku fëmijët tuaj do të marrin mbështetje defektologjike, logopedike dhe psikologjike, por edhe një vend ku do të ndihen të pranuar dhe të dashur. Qendra nuk do të jetë vetëm një institucion, por një shtëpi e dytë, me aktivitete që do të zhvillojnë talentet dhe aftësitë e tyre. Për ju, prindërit, do të sigurojmë këshillim dhe mbështetje profesionale, sepse e dimë se kujdesi për një fëmijë me aftësi të kufizuara është kujdes për tërë familjen. Do të krijojmë një fond për ndihmë financiare, përmes të cilit do të mbulohen një pjesë e shpenzimeve për barna, terapi dhe ndihmesa të veçanta. Ju nuk do të mbeteni vetëm në këtë betejë”, ka thënë Osmani.

Do ta bëjmë Çairin një komunë ndryshe, ka vijuar më tej Osmani, me ashensorë, shkolla dhe terrene loje të qasshme, sepse lëvizja dhe qasja nuk duhet të jenë privilegj, por e drejtë për çdo fëmijë.

“Gjithashtu, do të punojmë për të rrëzuar barrierat në shoqëri. Fëmijët me nevoja të veçanta do të marrin pjesë në aktivitete sportive, kulturore dhe argëtuese bashkë me bashkëmoshatarët e tyre. Inkluzioni është rruga e vërtetë drejt një komuniteti të shëndetshëm dhe të fortë. Vizioni im është që Çairi të jetë një komunë pa barriera, një komunë ku çdo fëmijë do të ketë mundësi të barabartë për t’u rritur, për të mësuar dhe për t’u zhvilluar. Ju dhe fëmijët tuaj jeni në zemrën e programit tim, dhe unë do të jem këtu me ju edhe pas zgjedhjeve  kur do të duhet ta shndërrojmë këtë vizion në realitet”, është shprehur Osmani, ndërsa ka preabtuar projektin “Çair për të gjithë fëmijët – Përfshirje dhe Mbështetje”.

“Trajtime falas defektologjike, logopedike dhe psikologjike për fëmijët familjet e të cilëve nuk kanë mundësi financiare. Aktivitetet psiko-fizike dhe edukative për zhvillimin e fëmijëve. Kujdes profesional dhe mbështetje të vazhdueshme për prindërit.Komuna do të sigurojë një hapësirë të pajisur dhe të përshtatur (klasa, salla terapeutike dhe kënd lojërash i qas shëm) brenda 12 muajve. Organizimi i aktiviteteve kulturore, sportive dhe argëtuese, ku fëmijët me nevoja të veçanta do të marrin pjesë bashkë me bashkëmoshatarët e tyre, duke thyer barrierat dhe paragjykimet”, tha Osmani, duke mos lënë anash mbështetjen për prindërit.

“Këshillimore dhe punëtori të rregullta për prindërit (ndihmë juridike, mbështetje psikologjike, informacione për të drejtat dhe përfitimet, grupe mbështetëse). Organizim të ngjarjeve dhe aktiviteteve në data ndërkombëtare të rëndësishme (si 2 prill – Dita Botërore e Autizmit, 3 dhjetor – Dita e Personave me Aftësi të Kufizuara), me qëllim ngritjen e ndërgjegjësimit publik dhe përfshirjen e komunitetit, si dhe 
Do ketë mbështetje financiare për familjet. Komuna do të formojë një fond për mbështetje financiare, me të cilin do të mbulohen pjesërisht shpenzimet për ilaçe, terapi dhe mjete të posaçme ndihmëse (karroca për invalidë, aparate dëgjimi, mjete ortopedike). Mjetet do të shpërndahen në mënyrë transparente dhe të drejtë”.

Do të ketë edhe përshtatje të institucioneve publike dhe shkollave në Çair, tha Osmani, për të qenë të qasshme për të gjithë fëmijët.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article ASh: Pa barazi reale nuk ka shtet funksional
Next Article Siljanovska – Davkova i ndau shpërblimet për fituesit e Maratonës së 38-të të Notit në Ohër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?