By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: ASKUSH NUK ËSHTË NË SHTËPI
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > ASKUSH NUK ËSHTË NË SHTËPI
Kulturë

ASKUSH NUK ËSHTË NË SHTËPI

admin
Last updated: 15/02/2024 15:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Nga: Roger Waters (Pink Floyd, albumi “The Wall”, 1979)
Përktheu: Agron Shala

Contents
 Fjala “Got” përdoret shpesh në këtë këngë dhe ndërlidhet me këngën e parealizuar Have You Got it Yet? të cilën lideri i parë i grupit Pink Floyd, Syd Barrett (i cili çmendet nga përdorimi i drogës), e ushtronte me anëtarët e tjerë të grupit. Meqë shumicën e kohës i binte të njëjtit akord, ideja dukej e thjeshtë, por kohë pas kohe gjithçka ndryshonte. E, Barretti titullin e këngës e shtronte si pyetje: Have You Got it Yet? – që i bie di si: “A e keni më në fund”. Pra, fjala është për diçka që në mendje dhe në realitet “ka” vetëm Barretti. Pink Floyd e ka ndihmuar materialisht Syd Barrettin, por nuk janë marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë me të dhe me problemet e tij. Nga përdorimi i shiringave me drogë. Stili i flokëve të Sydit në vitet 1960. Disa thonë se përpara se të dilte në skenë, Sydi e përziente drogën Mandraks me xhelin e flokëve. Kjo përzierje shkrihej nga dritat e nxehta të skenës, duke lëshuar ngadalë efektin hipnotik dhe Sydi bëhej gjithnjë e më i çrregullt. Djegiet nga duçat e cigareve. Luga për ta përgatitur drogën. Çizmet që ka mbajtur Sydi në foton ikonike të realizuar nga fotografi Mick Rock.

Në rregull, do të merrem me ta për ca kohë, por është dikush tjetër në Uashington që do të duhej të merrej me ta.
Kush është?
Roza Pilçiti?
Riza Pilçiti? Kush është ajo?
(Qepe!)
36-24-36 – a është kjo përgjigja për pyetjen tënde?
(Ej, e kam një libërth të zi me të miat poezi)
Kush është ajo?
Më 1961 ishte Mis i Divizionit të Blinduar …

E kam një libërth të zi me të miat poezi[1]
E kam një çantë me një furçë dhëmbësh e krehër flokësh
Kur jam i dëgjueshëm, ndonjëherë më shpërblejnë[2]

Me toja të llastikta i shtrëngoj këpucët
I kam duart të mavijosura nga enjtja[3]
Në TV i kam trembëdhjetë kanale të mutit që mund t’i përzgjedh
E kam llambën elektrike
Dhe e kam aftësinë e parashikimit
Me fuqi mahnitëse të vëzhgimit
Prandaj kështu unë e di
Se kur përpiqem të të marr
Në telefon ty
Askush s’do të jetë në shtëpi.

Detyrueshëm flokët i kam të qaraveshura si Hendriksi[4]
Dhe vrimat e të djegurave[5]
Në krejt gjoksin e më të dashurës këmishë time të satentë
Gishtat i kam të zverdhur nga nikotina
Lugën e argjendtë e mbaj të lidhur me zinxhir[6]
E kam një piano koncertale ku do t’i vë mbetjet e mia mortore.

I kam sytë kokërr me shikim ngulitës
Dhe e kam një dëshirë të madhe për të fluturuar
Por, nuk kam ku të fluturoj
Oh, e dashur kur e kap dorezën e telefonit
(Befasi, befasi, befasi …)
Ende askush nuk është në shtëpi

I kam një palë çizme të  markës Gohill[7]
Dhe trurin që po shkalafitet

[1] Fjala “Got” përdoret shpesh në këtë këngë dhe ndërlidhet me këngën e parealizuar Have You Got it Yet? të cilën lideri i parë i grupit Pink Floyd, Syd Barrett (i cili çmendet nga përdorimi i drogës), e ushtronte me anëtarët e tjerë të grupit. Meqë shumicën e kohës i binte të njëjtit akord, ideja dukej e thjeshtë, por kohë pas kohe gjithçka ndryshonte. E, Barretti titullin e këngës e shtronte si pyetje: Have You Got it Yet? – që i bie di si: “A e keni [kap idenë] më në fund”. Pra, fjala është për diçka që në mendje dhe në realitet “ka” vetëm Barretti.

[2] Pink Floyd e ka ndihmuar materialisht Syd Barrettin, por nuk janë marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë me të dhe me problemet e tij.

[3] Nga përdorimi i shiringave me drogë.

[4] Stili i flokëve të Sydit në vitet 1960. Disa thonë se përpara se të dilte në skenë, Sydi e përziente drogën Mandraks me xhelin e flokëve. Kjo përzierje shkrihej nga dritat e nxehta të skenës, duke lëshuar ngadalë efektin hipnotik dhe Sydi bëhej gjithnjë e më i çrregullt.

[5] Djegiet nga duçat e cigareve.

[6] Luga për ta përgatitur drogën.

[7] Çizmet që ka mbajtur Sydi në foton ikonike të realizuar nga fotografi Mick Rock.

You Might Also Like

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori Ilir Shkurti, para tre muajsh festoi 68 vjetorin

Rreth 7 mijë artistë pritet të përfitojnë nga buxheti në vlerë prej 25 milionë euro

Art në rrugët e Ankarasë: Gurët e thyer të kalldrëmit transformohen në vepra

OH, FIKENI ATË DRITË!

Tetovarja nderohet me çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjik

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Xhaferi – Tiganj: Kroacia mbështet fuqishëm perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut
Next Article Mbappe iu ofrua Liverpoolit dhe Arsenalit? Fabrizio Romano jep detajet në lidhje me kalimin e mundshëm të francezit në Ligën Premier

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?