By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Atentat në Mal të Zi, vritet në Cetinjë pjesëtari i dyshuar i klanit kriminal “Skaljari”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Atentat në Mal të Zi, vritet në Cetinjë pjesëtari i dyshuar i klanit kriminal “Skaljari”
Bota

Atentat në Mal të Zi, vritet në Cetinjë pjesëtari i dyshuar i klanit kriminal “Skaljari”

admin
Last updated: 28/11/2026 13:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Cetinje, 21 nëntor, Argument – Milos Duriçkoviç, 56 vjeç, i identifikuar si pjesëtar i klanit kriminal “Skaljari”, është vrarë me armë zjarri këtë të shtunë në qytetin e Cetinjës, në Mal të Zi. Sipas raportimit të medias malazeze “Vijesti”, trupi i pajetë i tij është gjetur në vendbanimin Bajice, në territorin e komunës së Cetinjës.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Policisë në Mal të Zi, shërbimi i Komisariatit të Cetinjës është njoftuar në orët e mëngjesit nga një qytetar, i cili kishte konstatuar praninë e një personi të pajetë. Policia sqaron se nuk kishte marrë më parë asnjë njoftim për përdorimin e armëve të zjarrit në atë zonë.

Pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët konstatuan se 56-vjeçari M.Đ. ishte vrarë me armë zjarri. Autoritetet kanë bllokuar zonën ku u gjet trupi, si dhe një perimetër më të gjerë dhe disa akse rrugore, ndërsa kanë nisur kërkimet për autorin.

Drejtoria e Policisë bëri të ditur se hetimet po zhvillohen në koordinim me prokurorin shtetëror pranë Prokurorisë së Lartë të Shtetit në Podgoricë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Të gjitha kapacitetet e disponueshme të Policisë janë angazhuar për zbardhjen e kësaj vepre penale”, thuhet në njoftimin e autoriteteve malazeze.

Sipas medias “Vijesti”, Duriçkoviç ishte pjesëtar i klanit kriminal “Skaljari”, një prej grupeve të njohura të krimit të organizuar në Mal të Zi, i përfshirë prej vitesh në përplasjet me klanin rival “Kavač”.

Policia malazeze nuk ka dhënë ende detaje të tjera mbi autorin apo motivet e mundshme të vrasjes.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj
Next Article Sisteme elektronike dhe raketa, Greqia negocion marrëveshje të reja armësh me Izraelin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?