By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Australia padit “Amazon”: Detyroi abonentët të paguanin më shumë për të shmangur reklamat
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Australia padit “Amazon”: Detyroi abonentët të paguanin më shumë për të shmangur reklamat
Teknologji

Australia padit “Amazon”: Detyroi abonentët të paguanin më shumë për të shmangur reklamat

Redaksia
Last updated: 01/07/2026 12:55
By Redaksia 2 Min Read
Share
SHARE

Autoriteti australian për mbrojtjen e konsumatorëve (ACCC) ka ngritur padi ndaj “Amazon”, duke e akuzuar se ka përdorur kushte të padrejta kontraktore, pasi futi reklama në platformën “Prime Video” dhe u kërkoi abonentëve të paguanin një tarifë shtesë, për të vazhduar ta përdornin shërbimin pa reklama, shkruan BBC.

Sipas ACCC-së, më shumë se një milion abonentë u prekën nga këto praktika, gjatë periudhës nga 1 nëntori 2023 deri më 18 gusht 2025. 

Autoriteti pretendon se “Amazon” ka shkelur ligjin australian për mbrojtjen e konsumatorit, duke përfshirë në kontratat e abonimit pesë klauzola, që i jepnin kompanisë të drejtën të ndryshonte, në mënyrë të njëanshme shërbimet dhe kushtet e përdorimit, pa u garantuar klientëve, rimbursim apo ndonjë formë tjetër dëmshpërblimi.

“Prime Video” ishte ofruar për më shumë se një dekadë, si një platformë pa reklama, e përfshirë në abonimin “Prime”. 

Megjithatë, në fillim të vitit 2024 “Amazon” nisi vendosjen e reklamave në shërbim edhe në Australi, duke u kërkuar përdoruesve të paguanin një tarifë shtesë mujore, për të vazhduar ta përdornin “Prime Video” pa ndërprerje publicitare.

Sipas ACCC-së, në atë kohë mbi 850 mijë australianë kishin parapaguar abonimin vjetor “Prime”, por gjatë periudhës së mbetur të abonimit morën një version të “Prime Video”, me reklama, përveç rasteve kur pranuan të paguanin më shumë për opsionin pa reklama. 

Kryetarja e ACCC-së, Gina Cass-Gottlieb, tha se konsumatorët u vendosën përballë një zgjedhjeje të padrejtë: ose të pranonin një shërbim të përkeqësuar, ose të paguanin më shumë, për të ruajtur atë që kishin blerë fillimisht.

“Amazon” nuk ka reaguar ende ndaj padisë. Kompania është përballur edhe më parë, me hetime dhe procese gjyqësore në SHBA dhe Britaninë e Madhe, lidhur me praktikat e saj ndaj konsumatorëve, përfshirë mënyrën e regjistrimit dhe anulimit të abonimeve “Prime”.

You Might Also Like

Meta në gjyq, përballë ndryshimeve që mund të prekin Instagramin dhe Facebook-un

Shkroi në ChatGPT planet për përdhunimin dhe vrasjen e ish-të dashurës, OpenAI njofton FBI-në

Apple Watch i ri sjell ndryshime të mëdha

Eklipsi i 12 gushtit, paralajmërimi i mjekëve: Syzet e diellit nuk mjaftojnë për ta parë

iPhone 18 mund të jetë shumë më i shtrenjtë se modelet e tjera, ja pse

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Jaupaj pret delegacionin e eurodeputetëve: Çdo projekt i mundshëm në Zvërnec me vlerësim të plotë të ndikimit në mjedis
Next Article Zlatan Ibrahimovic emëron pesë lojtarët më të mirë në botë aktualisht
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?