By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Në epokën e IA-së, “njerëzor” merr titullin Fjala e Vitit 2026
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > Në epokën e IA-së, “njerëzor” merr titullin Fjala e Vitit 2026
Teknologji

Në epokën e IA-së, “njerëzor” merr titullin Fjala e Vitit 2026

admin
Last updated: 18/11/2026 11:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Fjala “njerëzor” është shpallur Fjala e Vitit 2026 nga Fjalori i Kembrixhit, në një kohë kur inteligjenca artificiale (IA) po ndryshon mënyrën se si njerëzit e perceptojnë veten.

Në fjalor, termi përkufizohet si tërësia e cilësive, të metave dhe ndjenjave që karakterizojnë njerëzit, në dallim nga perënditë, kafshët apo makineritë.

Colin McIntosh, leksikografi britanik, i cili punon për Fjalorin e Kembrixhit, tha se inteligjenca artificiale po ndryshon mënyrën se si flasim për të qenit njerëzor.

“Frika se çfarë mund të humbasin njerëzit, kur ua delegojnë makinerive procesin e të menduarit, na ka bërë të rishqyrtojmë shkallën në të cilën mbështetemi te inteligjenca artificiale”, u shpreh ai.

Sipas tij, përdorimi gjithnjë e më i shpeshtë i shprehjeve si “i krijuar nga njeriu” tregon se njerëzit po bëjnë gjithnjë e më shumë dallimin mes punës njerëzore dhe asaj të realizuar nga inteligjenca artificiale.

Duke komentuar përzgjedhjen e fjalës, miliarderi dhe bashkëthemeluesi i “Microsoft”, Bill Gates, tha se inteligjenca artificiale po na bën të mendojmë më thellë për kuptimin e të qenit njerëzor.

“Ajo mund të ndihmojë në kurimin e sëmundjeve, përmirësimin e arsimit dhe t’u japë njerëzve më shumë kohë për t’iu kushtuar gjërave, që kanë më shumë rëndësi”, u shpreh ai.

Megjithatë, Gates paralajmëroi se njerëzit duhet të bëjnë zgjedhje të kujdesshme për mënyrën se si e përfshijnë inteligjencën artificiale në jetën e tyre.

“Suksesi i inteligjencës artificiale duhet të matet nga shkalla në të cilën ajo përmirëson jetën e njerëzve”, shtoi ai.

Ndër fjalët e tjera që konkurruan për titullin e Fjalës së Vitit 2026,  ishin “agjent”, një emër që i referohet sistemit të inteligjencës artificiale, i aftë të kryejë detyra komplekse pa kontroll të drejtpërdrejtë njerëzor, si dhe “i shëndetshëm, pozitiv” dhe “analog”.

Në fjalor janë shtuar edhe shprehje të reja të përdorura në rrjetet sociale, si “aura farming”, që nënkupton përpjekjen për t’u dukur tërheqës ose mbresëlënës, si dhe “looksmaxxing”, që i referohet përpjekjeve për të përmirësuar pamjen fizike.

Fjalori po shqyrton gjithashtu përfshirjen e shprehjes “FOBO”, që do të thotë frika se mos bëhesh i vjetruar ose i panevojshëm, në një kohë kur rriten shqetësimet se inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë vendet e punës.

You Might Also Like

GTA 6 lansohet në Zelandën e Re, lojtarët e parë kanë nisur “aventurën e re”

GTA VI ka gjeneruar më shumë se 1,5 miliard dollarë, ende pa u luajtur nga askush

iPhone Duo merr funksionin e zhbllokimit me fytyrë në versionin beta të iOS 27.3

Telegram bllokohet në Jordani, autoritetet zbulojnë arsyet e vendimit

YouTube, Facebook apo TikTok? Ja cilin rrjet social përdorin më shumë amerikanët

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Balla: Buxheti 2027 më i madhi në histori, ulen çmimet e ushqimeve dhe karburanteve
Next Article Demokratët sigurojnë 56 vende në Senat pas fitores në Alaskë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shiroka Pula takoi Grupin Punues për Hartimin, Bashkërendimin dhe Harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për procedurat e Apelit
Kosovë
Ford po përgatit një kamionçinë më të lirë për t’i bërë konkurrencë prodhuesve kinezë
Auto
Bullgarët në Kushtetutë? Siljanovska kundër ndryshimeve të reja: Ndryshimet e shpeshta dobësojnë rendin juridik
Maqedoni
Prokuroria e Brukselit lëshon ftesë për Xhavit Halitin
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?