By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Azizi: BDI i quajti “suksese” padrejtësitë që ua bëri shqiptarëve, VLEN po përmbys 20 vite mashtrime
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Azizi: BDI i quajti “suksese” padrejtësitë që ua bëri shqiptarëve, VLEN po përmbys 20 vite mashtrime
Maqedoni

Azizi: BDI i quajti “suksese” padrejtësitë që ua bëri shqiptarëve, VLEN po përmbys 20 vite mashtrime

admin
Last updated: 27/06/2025 12:41
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 qershor – Zëdhënësja e qeverisë, Venera Azizi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj trashëgimisë politike të Bashkimit Demokratik për Integrim, duke theksuar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut për më shumë se dy dekada e mbajtën BDI-në në pushtet me shpresë për barazi, dinjitet dhe zhvillim, por në fund u lanë me padrejtësi të thella dhe dështime të qëllimshme.

“Për më shumë se 20 vite, BDI-në e mbajtëm në pushtet me shpresë për dinjitet, barazi dhe zhvillim. Por çfarë na lanë pas? Gjuhën shqipe pa status të merituar, përfaqësim me defekte të qëllimshme, decentralizim të bllokuar, komuna të lëna në varfëri, universitete të kontrolluara politikisht, regjistrim të kriminalizuar, drejtësi të kapur dhe shqiptarë të dënuar përmes proceseve politike. Të gjitha këto, shkelje që BDI i quante ‘suksese’”, ka theksuar Azizi.

Ajo vlerëson se me ardhjen e qeverisë së re dhe angazhimin e koalicionit VLEN, ka nisur një përmbysje graduale e padrejtësive të trashëguara. “VLEN po i përmbys një e nga një këto padrejtësi! Në vetëm pak muaj, janë hapur rrugët drejt një shteti funksional, drejtësie reale dhe dinjiteti për shqiptarët”, tha Azizi.

Sipas saj, kjo është diferenca thelbësore mes një qeverisjeje që për 20 vite “mashtronte” dhe një strukture të re që po punon me përkushtim të vërtetë për qytetarët. “Kjo është diferenca mes atyre që 20 vite mashtruan dhe atyre që sot punojnë me zemër për popullin!”, përfundoi ajo.

You Might Also Like

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin

Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në të gjithë vendin

Këto janë qytetet më të këqija në Maqedoninë e Veriut për jetën e të rinjve

Mickoski takon kryeministrin serb në Ohër, shprehin gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve miqësore

Mucunski e priti kryeministrin serb Gjuro Macut në Ohër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Fetai: Qeveria me plan prej katër shtyllave për qeverisje të mirë, e para: lufta kundër korrupsionit
Next Article Nga mesnata ulet çmimi i dizelit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?