By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Azizi për Bekteshin: Qenka zgju nga gjumi “privrzoki i Angjushevit”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Azizi për Bekteshin: Qenka zgju nga gjumi “privrzoki i Angjushevit”
Maqedoni

Azizi për Bekteshin: Qenka zgju nga gjumi “privrzoki i Angjushevit”

admin
Last updated: 18/10/2024 00:09
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 18 tetor – Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi Azizi, i është përgjigjur akuzave të ish ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshit, i cili ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Qeverisë për financimin e projekteve komunale.

“Sa për dijeninë tënde, në Kumanovë jetojnë shqiptarë, e ne si qeveri jemi përkujdesur që të sigurojmë buxhet maksimal për projekte dedikuar përmirësimit të standardit jetësor të vendbanimeve shqiptare si rikonstruimi i lagjes Bajram Shabani, projekt ky që kushton hiç më pak se 21 milion denarë.

Po ashtu, sa për ta shuar kurreshtjen e Bekteshit, ne si qeveri në komunën e Kumanovës kemi financuar edhe projektin e zonës industriale, mundësi e artë kjo për sistemimin dhe punësimin e qindra të rinjve shqiptarë në të ardhmen, që për dallim nga ju, që gurbetin ua bëtë destinacionin e pa alternativë për bashkëkombasit e tanë.

Të ju rikujtoj se politikat e koalicionit VLEN nuk janë revanshiste, ne kemi prioritet qytetarin jo funksionarin. Nga këtu të ju informoj se për dallim nga dashakeqësia juaj që sabotuat komunën e Tetovës dhe atë të Çairit, e morët në qafë banorët e komunave përkatëse, ne kemi ndarë mjete për projekte të komunave ku udhëhiqen nga kuadrot e BDI-së.

E për fund z. Bekteshi, çfarë bëtë ju për Kumanovën derisa ishit ministër?

E sa i takon Tetovës që e përmendni, na tregoni sa deputetë tetovarë keni në Kuvend nga partia juaj?”, ka shkruar zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi Azizi.

Ish ministri i Ekonomisë nga radhët e BDI-së, Kreshnik Bekteshi ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Qeverisë për financimin e projekteve komunale.

“Tetova – qendra universitare – mbështetet me 1.3 m Euro, Maksimi RUSI me plot 4 m EURO! Turp! Mos flasim për përjashtimin e plotë të diasporës”, shkruan Bekteshi në Facebook.

You Might Also Like

Dr. Bekim Tateshi pas mbylljes së Repartit të Imunologjisë: Shëndetësia është në alarm, Bexhet Musliu: MSH Azir Aliu ka dështuar!

ASH: Rebalanci i buxhetit demaskon pushtetin, borxhi dëshmi e kolapsit ekonomik dhe politik

Kasami pret kryebashkiakun e Kukësit, fokus bashkëpunimi për projekte ndërkufitare

Kuvendi kalon disa propozim ligje në lexim të dytë

Latifi në takimin e WBIF: Investimet në rrjetin e transmetimit janë investime në sigurinë energjetike të vendit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Më 15 tetor, konferenca e dytë ndërqeveritare me BE-në, Spiropali: Sukses i merituar drejt anëtarësimit në familjen tonë natyrale evropiane
Next Article Mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dr. Bekim Tateshi pas mbylljes së Repartit të Imunologjisë: Shëndetësia është në alarm, Bexhet Musliu: MSH Azir Aliu ka dështuar!
Maqedoni TOP LAJM
ASH: Rebalanci i buxhetit demaskon pushtetin, borxhi dëshmi e kolapsit ekonomik dhe politik
Maqedoni
Kasami pret kryebashkiakun e Kukësit, fokus bashkëpunimi për projekte ndërkufitare
Maqedoni
Kuvendi kalon disa propozim ligje në lexim të dytë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?