By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Babai i Sarës në protestin kundër dhunës ndaj grave: Asnjë prind të mos e përjetojë atë që na ndodhi neve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Babai i Sarës në protestin kundër dhunës ndaj grave: Asnjë prind të mos e përjetojë atë që na ndodhi neve
Maqedoni

Babai i Sarës në protestin kundër dhunës ndaj grave: Asnjë prind të mos e përjetojë atë që na ndodhi neve

admin
Last updated: 28/11/2026 13:36
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 21 nëntor, Argument – Babai i 26-vjeçares Sara Gjorgjieska, e cila më 15 nëntor u rrah brutalisht nga i dashuri i saj, Kristian Koraboski, dhe u la pa ndjenja në rrugë në Ohër, sot iu bashkua protestës kundër dhunës ndaj grave dhe femicidit, duke mbajtur fotografinë e vajzës së tij, në të cilën shihen qartë mavijosjet në fytyrë.

„Kjo është vajza ime Sara. Asnjë prind të mos e shohë fëmijën e tij në këtë gjendje dhe të mos përjetojë atë që na ndodhi neve“, tha shkurt babai i saj, Ljupço Gjorgjieski.

Me thirrjet „Ohri nuk hesht“ dhe „Asnjë më shumë“, qytetarët sot dolën në rrugë për të protestuar kundër dhunës ndaj grave dhe për të kërkuar përgjegjësi nga institucionet, si dhe mbrojtje më të madhe për viktimat.

Protesta u organizua pas rastit të rëndë të 15 nëntorit, kur Sara Gjorgjieska u rrah brutalisht nga i dashuri i saj, 31-vjeçari Kristian Koraboski, i cili më pas e hodhi nga automjeti në rrugë, duke e lënë pa ndjenja.

Koraboski ndodhet në paraburgim prej 30 ditësh dhe akuzohet për veprat penale „Lëndim trupor“, „Privim i kundërligjshëm nga liria“ dhe „Rrezikim i sigurisë“. Seanca gjyqësore pritet të fillojë më 27 nëntor në Ohër.

Gjatë protestës, qytetarët kërkuan reagim në kohë ndaj çdo denoncimi për dhunë, hetime efikase dhe veprim institucional pa ndikime politike.

„Më 15 nëntor, në qytetin tonë ndodhi një rast i tmerrshëm dhune, një rast që na tronditi të gjithëve dhe na rikujtoi se dhuna nuk ndodh diku larg nesh. Ajo ndodh këtu, mes njerëzve që i njohim. Dhuna nuk është çështje private, nuk është problem i një personi apo i një familjeje. Ky është problem i përbashkët. Heshtja e mbron dhunën. Ohri nuk hesht më, nuk duam më viktima“, deklaruan organizatorët e protestës.

Pas tubimit në shëtitoren buzë liqenit të Ohrit, qytetarët marshuan nëpër Çarshinë e qytetit dhe më pas u drejtuan edhe te ndërtesa e Gjykatës Themelore në Ohër.

Mesazhi i protestës ishte i qartë: dhuna ndaj grave nuk mund të trajtohet si çështje private dhe heshtja nuk është më një alternativë.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VMRO akuzon LSDM-në për përhapje të dezinformatave lidhur me Alta Bankën
Next Article Digjet një „Mercedes“ në garazh në Haraçinë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?