By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balla në Kavajë: Rritja e prodhimit vendas, prioritet për ekonominë shqiptare
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balla në Kavajë: Rritja e prodhimit vendas, prioritet për ekonominë shqiptare
Shqipëri

Balla në Kavajë: Rritja e prodhimit vendas, prioritet për ekonominë shqiptare

admin
Last updated: 31/08/2026 16:34
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 31 gusht, argument.mk/ – Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Taulant Balla, vizitoi kompaninë “Chicken Farm” në Kavajë, një nga sipërmarrjet e rëndësishme në sektorin e prodhimit dhe përpunimit të mishit të pulës.

Gjatë vizitës, Balla u njoh nga afër me aktivitetin e kompanisë, e cila punëson dhjetëra punonjës dhe operon me teknologji moderne, duke garantuar standarde të larta në të gjithë zinxhirin e prodhimit. Përfaqësuesit e biznesit shpjeguan se procesi i rritjes së shpendëve, ushqimi, ajrimi, ngrohja, ftohja dhe përpunimi realizohen përmes sistemeve të automatizuara, ndërsa pajisjet kryesore janë të teknologjisë italiane.

Balla vlerësoi investimin dhe standardet e krijuara në fermë, duke theksuar se zhvillimi i prodhimit vendas është një nga prioritetet kryesore për ekonominë shqiptare.

“Me mbylljen në shtator të importeve nga Brazili, prodhimi vendas i mishit të pulës duhet të marrë një hov të ri. Sipërmarrjet shqiptare duhet të rrisin kapacitetet prodhuese, në mënyrë që konsumatorët të kenë sa më shumë produkte “Made in Albania””, u shpreh Balla.

Gjatë bashkëbisedimit me drejtuesit e kompanisë, u diskutua edhe projekti për ndërtimin e një thertoreje të re sipas standardeve të Bashkimit Europian. Balla theksoi se programet e reja të mbështetjes financiare të qeverisë janë një mundësi konkrete për bizneset prodhuese që synojnë zgjerimin e aktivitetit dhe rritjen e investimeve.

Ai garantoi mbështetje dhe orientim për aplikimin në skemat financiare që synojnë forcimin e sektorit agro-ushqimor dhe rritjen e konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare në treg.

Vizita në “Chicken Farm” u konsiderua një shembull i bashkëpunimit mes institucioneve dhe sipërmarrjes private për të nxitur prodhimin vendas, punësimin dhe zhvillimin ekonomik të zonës.

You Might Also Like

“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta

Ulet në 2,9% inflacioni/ Ushqimet më të shtrenjta, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin

Shqipëria vlerësohet si ekosistemi i startupeve me rritjen më të shpejtë në Adriatik

Zjarr në afërsi të liqenit të Viroit në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Kuvendi vijon seancën maratonë, policia kordon përpara rigrumbullimit të protestuesve

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arsenali synon t’ia “rrëmbejë” një transferim Tottenhamit
Next Article Komisioni anti-korrupsion konstatoi rreziqe korruptive rregullatore në nene nga Ligji për financimin e partive politike
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?