By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Komisioni anti-korrupsion konstatoi rreziqe korruptive rregullatore në nene nga Ligji për financimin e partive politike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Komisioni anti-korrupsion konstatoi rreziqe korruptive rregullatore në nene nga Ligji për financimin e partive politike
Maqedoni

Komisioni anti-korrupsion konstatoi rreziqe korruptive rregullatore në nene nga Ligji për financimin e partive politike

admin
Last updated: 31/08/2026 16:36
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 31 gusht, argument.mk/ – Komisioni Shtetëror për parandalimin e korrupsionit (DKSK) publikoi raport pas kontrollit antikorrupsion të kryer mbi dispozitat e Ligjit për financimin e partive politike dhe konstatoi rreziqe korruptive rregullatore në ligj, të cilat sipas anëtarëve të Komisionit duhet të tejkalohen.

Në seancën e sotme, kryetari i DKSK, Adem Çuçull, theksoi se Komisioni me nismë të vet dhe në përputhje me planin antikorrupsion për kontrollin e legjislacionit për vitin 2026 ka kryer kontroll të Ligjit për financimin e partive politike, ku janë konstatuar disa rreziqe korruptive rregullatore, për shkak të të cilave DKSK për disa nene të Ligjit jep rekomandime për tejkalimin e tyre.

– DKSK propozon të rishqyrtohet neni 10 i Ligjit, me të cilin rregullohet mënyra e shpërndarjes së mjeteve për financimin e partive politike që sigurohen nga buxheti i shtetit. Sipas DKSK, është e arsyeshme pyetja nëse kjo shpërndarje është proporcionale dhe nëse në këtë mënyrë mundësohen mundësi të drejta dhe të barabarta për të gjithë pjesëmarrësit, me qëllim respektimin e parimit të barazisë. Shtesë, mjetet për financimin e partive politike sigurohen nga shteti, të njëjtat janë burime publike të mjeteve që vazhdimisht rriten dhe prandaj është e nevojshme të rishqyrtohet kjo dispozitë ligjore, nëse është e qëllimshme, e përshtatshme dhe e drejtë, dhe nëse realizohet qëllimi për të cilin është e parashikuar, theksoi Çuçull.

DKSK propozon të plotësohet dhe të rregullohet edhe neni 14, me të cilin rregullohet anëtarësia që e paguajnë anëtarët e partive politike, sepse në dispozitë mungon mekanizëm preventiv dhe nëse tejkalohet lartësia e përcaktuar e anëtarësisë, nuk janë parashikuar sanksione në dispozitat kundërvajtëse të këtij Ligji.

– DKSK rekomandon që në nenin 16 të Ligjit për financimin e partive politike, me të cilin është parashikuar shuma e përgjithshme e donacionit individual nga personat fizikë dhe juridikë që paraqiten si donatorë të partive politike, të rregullohen të gjitha aspektet e nevojshme, të hiqet boshllëku juridik dhe të harmonizohet ky nen me dispozitat e Kodit zgjedhor. DKSK rekomandon që neni 17 i ligjit të definohet qartë se në ç’mënyrë tjetër, përveç publikimit në faqen e internetit, partitë politike do t’i bëjnë të qasshme për opinion regjistrat e donacioneve, sepse nuk është e qartë në ç’mënyrë tjetër të përshtatshme mund të bëhet i qasshëm për opinion regjistri i donacioneve, gjë që jep mundësi për interpretim subjektiv, ndërsa interpretimi i ndryshëm mund të ndikojë negativisht në zbatimin e dispozitës në praktikë dhe të ulë rrezikun e përgjegjësisë për shkeljen e këtyre dispozitave. Kjo veçanërisht ka të bëjë me subjektet politike që nuk kanë faqet e tyre të internetit, theksoi Çuçull.

Në raportin që do ta dorëzojnë tek institucionet kompetente, DKSK rekomandon që në nenin 26, paragrafi 7 të Ligjit për financimin e partive politike të përcaktohet se partitë politike kanë obligim të dorëzojnë llogari vjetore për punën financiare edhe tek DKSK, me ç’rast dispozita do të harmonizohet me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktin e interesave.

Anëtarët e DKSK në seancën e sotme miratuan Rregulloren e re për punën e Komisionit dhe Rregulloren për punën e Komisionit kundërvajtës të DKSK, i cili prej sot ka përbërje të re treanëtarëshe.

You Might Also Like

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë

Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup

Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara

Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës

Qyteti i Shkupit miraton rishikimin e buxhetit, urë dhe rrethrrotullim i ri në Saraj dhe hyrje e re në Shkup

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Balla në Kavajë: Rritja e prodhimit vendas, prioritet për ekonominë shqiptare
Next Article Përplasje e dhunshme në Kumanovë: 4 persona sulmojnë 2 vëllezër, njëri përfundon në spital
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Prindërit e klasave të para kanë të drejtë për një ditë pushim të paguar, por jo të gjithë
Maqedoni
Taksia përplaset në rrethojën e urës pranë “Hilton” në Shkup
Maqedoni
Lija po përhapet te delet dhe dhitë: 63 vatra, mbi 7.300 kafshë të asgjësuara
Maqedoni
Në vend të kornizës franceze, marrëveshja me Bullgarinë të futet në kornizën e Vjenës
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?