By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balla pret ish-kryeministrin grek Papandreu, në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balla pret ish-kryeministrin grek Papandreu, në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve
Shqipëri

Balla pret ish-kryeministrin grek Papandreu, në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

admin
Last updated: 02/12/2024 21:02
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla priti në një takim ish-kryeministrin grek Jorgos Papandreu, i cili ndodhet në Tiranë në cilësinë e delegatit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku mori pjesë në mbledhjen e Komisionit të Monitorimit, lidhur me prioritetet e Shqipërisë në procesin e integrimit.

Si ish-kryeministër dhe ish-ministër i Jashtëm i Greqisë, Papandreu sot deputet në parlamentin grek, mbahet mend për politika proshqiptare. ”Gjithmonë kënaqësi të takohem me një mik të Shqipërisë dhe shqiptarëve në Greqi si ish-kryeministri, Jorgo Papandreu”, deklaroi ministri Balla. Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit dypalësh mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke vënë theksin te rëndësia e dialogut politik, bashkëpunimit rajonal dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme fqinjësore.

Ministri vlerësoi rolin e Papandreut si një zë i fuqishëm për integrimin evropian dhe stabilitetin në Ballkan, duke theksuar se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj një vizioni të përbashkët për një rajon më të bashkuar dhe të zhvilluar bazuar në raportet e fqinjësisë së mirë. Ky takim nënvizoi edhe një herë rëndësinë e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve dhe kontributin e tyre për stabilitetin dhe prosperitetin në rajon.

You Might Also Like

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Rama: “Paqja Fiskale”, do rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe do ulë informalitetin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Prishet armëpushimi/ Izraeli i kundërpërgjigjet Hezbollahut, sulme ajrore në Liban
Next Article Hormoni kanceroz i ndaluar në BE, fermerët në Shqipëri e përdorin masivish

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?