By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading:  Ballkani Perëndimor kërkon vëmendje të vazhdueshme
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni >  Ballkani Perëndimor kërkon vëmendje të vazhdueshme
MaqedoniNATO

 Ballkani Perëndimor kërkon vëmendje të vazhdueshme

admin
Last updated: 11/07/2023 21:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Vilnus, 11 korrik – Udhëheqësit e vendeve të NATO-s thanë se shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të një rëndësie strategjike për aleancën dhe konfirmuan përkushtimin e tyre për sigurinë dhe stabilitetin e këtij rajoni.

Në ditën e parë të samitit që mbajtën në Vilnius të Lituanisë, ata thanë se i mbështesin reformat që i forcojnë aspiratat e vendeve të rajonit drejt NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

“Ne do të vazhdojmë ta përmirësojmë dialogun tonë politik dhe bashkëpunimin praktik, me qëllim të mbështetjes së reformave, të paqes dhe të sigurisë rajonale, dhe kundër ndikimeve keqdashëse, përfshirë dezinformimin, kërcënimet hibride dhe kibernetike, që paraqesin aktorë shtetërorë dhe joshtetërorë”, thanë liderët e organizatës më të madhe ushtarake në botë.

Ata vlerësuan se Ballkani Perëndimor kërkon vëmendje dhe përkushtim të vazhdueshëm nga NATO-ja dhe komuniteti ndërkombëtar për t’u përballur me këto sfida.

“Vlerat demokratike, shteti i së drejtës, reformat e brendshme dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë të një rëndësie jetike për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin euroatlantik. Ne presim përparim të vazhdueshëm në këtë drejtim”, thuhet në deklaratën e udhëheqësve të 31 vendeve të NATO-s.

Ata i bënë thirrje Serbisë, e cila ka status neutral sa u përket aleancave ushtarake, që të angazhohet në mënyrë konstruktive me NATO-n dhe fqinjët e saj.

Vlerësohet se forcimi i marrëdhënieve NATO-Serbi do të ishte në dobi si për aleancën, ashtu edhe për Serbinë dhe gjithë rajonin.

Për Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën

Udhëheqësit e NATO-s thanë se mbështesin dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe i ftuan palët që ta shfrytëzojnë momentin dhe të angazhohen në mirëbesim, drejt arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme politike.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ata, gjithashtu, dënuan dhunën në veri të Kosovës, si dhe “sulmet e paprovokuara ndaj ushtarëve të NATO-s, të cilët pësuan lëndime të rënda”.

“Ne e kemi rritur praninë e trupave të [misionit të NATO-s] KFOR për t’iu përgjigjur tensioneve të përsëritura. Çdo ndryshim në pozicionin e forcave tona në KFOR, do të bëhet në bazë të kushteve”, thuhet në dokumentin e udhëheqësve të NATO-s.

Në pjesën për Bosnje e Hercegovinën, ata thanë se mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij vendi dhe u bënë thirrje liderëve politikë që të përmbahen nga retorika dhe veprimet përçarëse dhe secesioniste.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article NATO përgatit planet ushtarake për t’u mbrojtur kundër Rusisë
Next Article Intervistë Ekskluzive, Oliver Spasovski “luftë hibride”: Në MPB beteja kyçe do të jetë përballja me lajmet e rrejshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?