Shkup, 25 korrik – Në kuadër të bashkëpunimit “Mos besoni në propagandë, “Ne Jemi NATO”!, dhe Shoqatës joqeveritare Oti-Group.org, zhurnal ua sjellë intervistën e parë me Ministrin e Punëve të Brendshme z.Oliver Spasovski.
Sa është e rrezikuar Maqedonia e Veriut nga lajmet e rejshme dhe nga sajber kriminaliteti?
Spasovski: Kjo është një ndër sfidat serioze kohën e fundit, plasimi i lajmeve të rrejshme, sajber-sulmet, sajber kërcënimet. Para së gjithash është me rëndësi të madhe, për shkak se institucionet të cilat në parim duhet të jenë të përgjegjshme, transparente, llogaridhënëse, të hapura, megjithatë beteja kyçe do të jetë përballja me lajmet e rrejshme.
Qeveria ka përgatitur një plan aksional për ballafaqim me dezinformatat dhe sulmet ndaj demokracisë përgjithësisht në nivel sistemor, para së gjithash me qëllim që të forcohet siguria kombëtare dhe siguria e qytetarëve.
Gjithsesi për këtë çështje kemi biseduar shumë me mediat, me organizatat joqeveritare. Është me rëndësi të madhe që të ngritët vetëdija publike për seriozitetin e kërcënimeve nga lajmet e rrejshme, e gjithsesi ne si institucion, përpiqemi maksimalisht t’i kundërvihemi. Përgjigja më e mirë në kundërshtimin e lajmeve të rrejshme është që ta plasoni të vërtetën, t’i ofroni me kohë informatat, e gjithsesi që qytetarët ta kenë këtë siguri në nivel më të lartë, është me rëndësi që gjithë ato të dhëna dhe informata t’i pranojnë nga institucionet zyrtare.
Ne si MPB jemi mjaft të kënaqur, për shkak se transparenca jonë rritet nga viti në vit. Nëse në vitin 2016 kemi pasur 59.5 për qind transparencë mesatare, sot, respektivisht në fud të vitit 2022 transparenca ka arritur në nivel 91.7 për qind, që do të thotë se kemi rritje prej afër 32 për qindëve, që na bën një nga tre institucionet më transparente në vend, e madje edhe në rajon në mesin e institucioneve nga sfera e sigurisë.
Nëse e shikojmë indeksin e hapjes së MPB-së, ai është 76.1 për qind, tregon se sa jemi responsibilë, sa japim përgjigje, sa e informojmë vetë opinionin në këtë pjesë.
Gjithsesi për shkak të partneritetit tonë me Bashkimin Evropian, e tani edhe si vend anëtar i NATO Aleancës, kemi detyrë që me vendosmëri të ballafaqohemi me lajmet e rrejshme dhe dezinformatat që në përgjithësi shkaktojnë dëme serioze në shoqëri.
E dimë se në vitin 2022 ishim dëshmitarë të kërcënimeve hibride, alarmeve të rrejshme për bomba në institucionet shtetërore. Dhe kjo nuk ndodhi vetëm në Maqedoninë e Veriut, por ndodhi në gjithë rajonin tonë, ndodhi në Gjermani, Amerikë, në Zelandë të Re…, kjo kërkonte të ndërmerren një sërë masash tjera në funksion të rezistencës së sistemit në luftën kundër sajber kërcënimeve.
Si të mbrohemi nga lajmet e rrejshme dhe çka ndërmerr MPB në këtë drejtim si institucion?
Spasovski: Unë në përgjigjen time thash se përballja më e mirë me lajmet e rrejshme është që ta plasoni të vërtetën edhe atë sa është e mundur më shpejtë, sa është e mundur më shpesh dhe me kohë, por nuk mund të përjashtohet se ekzistojnë qendra të cilat prodhojnë lajme të rrejshme për shumë shkaqe të ndryshme, pa marë parasysh nëse janë politike, ekonomike, nga sfera e sigurisë. Thjeshtë kjo u bë mënyrë e zhvillimit të ashtuquajturës ‘luftë hibride’. Ne si MPB tregojmë gatishmëri të jashtëzakonshme në këtë pjesë. Kemi formuar Njësit të posaçëm ndërsektorial për përpunim kriminalistik, përmes Sektorit tonë për luftë kundër krimit të organizuar, aty është edhe krimi kompjuterik, poashtu edhe Sektori për bashkëpunim ndërkombëtar policor dhe punojmë me sukses përmes bashkëpunimit ndërsektorial në shkëmbimin e të dhënave, informatave, të njohurive që i posedojmë, me të vetmin qëllim që përgjigjemi në këtë pjesë. E kam patjetër të them se Protokolli për vlerësim të seriozitetit të kërcënimeve hibride që e kemi miratuar gjatë periudhës së kaluar, ka dhënë rezultat shumë të mirë në përballjen para së gjithash me kërcënimet hibride, me alarmet elektronike dhe me gjithë atë që mund ta dëmtojë sistemin e sigurisë.
Kuptohet që me rëndësi të madhe është infrastruktura kritike në vend dhe për këtë duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të përgatitur edhe institucionet, edhe qytetarët. Në këtë pjesë, Sektori ynë për krim kompjuterik që praktikisht është bartës në luftën kundër këtyre metodave të sulmeve elektronike, ndërmerr një sërë masash dhe aktivitetesh, krejt me qëllim që të ndikojmë në mënyrë preventive, por edhe represive, sepse edhe masat represive janë në mesin e masave përmes të cilave mund të përballemi në këtë pjesë.
Nëse shikojmë nga prizmi i statistikës, gjatë pesë muajve të kaluar, kemi ulje të kriminalitetit në pjesën e krimit kompjuterik prej 7.4 për qind, janë regjistruar 112 vepra penale për të cilat janë bë denoncime penale për 65 autorë, dëmi i bërë material në këto vepra është 31.9 milionë denarë, që paraqet rritje afër 6.4 herë në krahasim me vitin e kaluar, kur ka qenë pak më shumë se 5 milionë denarë. Kjo tregon se aktiviteti në ndërmarrjen e masave e rrit edhe efikasitetin, që është diku 47.3 për qind, janë ndriçuar 50 vepra penale. Këto janë aktivitetet që i ndërmarrim në mënyrë permanente si MPB. Gjithsesi që ulja e krimit kompjuterik është edhe rezultat i uljes së veprave penale me kartela pagesore, që ishin në rritje të madhe në periudhën e kaluar dhe përbënin diku 43 për qind të krimit të përgjithshëm që kishim.
MPB gjatë periudhës së ardhshme do të jetë bartëse e aktiviteteve të përgatitjes së Strategjisë Kombëtare për Krim Kompjuterik, nga një grup pune që koordinohet prej Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë në përputhje me kahjet strategjike dhe praktikat e mira evropiane. E dimë se veçmë është përgatitur Strategjia kombëtare për sajber siguri për periudhën 2023-2027 e cila posedon edhe plan aksional. Kështu që, të kthehemi në fillim, në rend të parë për qytetarët është me rëndësi të jenë të vetëdijshëm për seriozitetin e kërcënimeve kompjuterike dhe për rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet, gjithnjë me qëllim që seriozisht dhe në mënyrë efikase të përballemi me këto kërcënime.
Sa është përmirësuar gjendja në këtë drejtim pas anëtarësimit të vendit në NATO? Ju keni udhëhequr me MPB-në pikërisht në periudhën kur vendi u bë pjesë e strukturave të NATO-s dhe mund të na flisni në këtë temë
Spasovski: Është fakt se NATO është Aleanca më e fuqishme politike dhe e sigurisë në botë, para së gjithash për mbrojtje kolektive. Ushtarakisht është superiore ndaj gjitha fuqive tjera, politikisht shumë e fuqishme dhe shumë relevante dhe nëse i shikojmë shifrat, ajo bashkon mbi një miliardë njerëz dhe mbi 50 për qind të Bruto prodhimit të përgjithshëm botëror. Kjo tregon se cila është fuqia e kësaja aleance dhe sa është e madhe rëndësia të jeni pjesë e asaj aleance. Nëse e shikojmë se çka fituam nga anëtarësimi në NATO, fillimisht nuk jemi më pjesë e atyre diskutimeve gjeo-politike, që zhvilloheshin para se të anëtarësohemi në NATO, port ani më si subjekt, si pjesë e Aleancës kontribuojmë në diskutimet, e para së gjithash në miratimin e vendimeve që janë të rëndësishme për funksionimin e Aleancës, për paqen, sigurinë dhe stabilitetin. Sigurisht që përkushtimi i fuqishëm i NATO-s ndaj vendeve në rajonin tonë para së gjithash don të thotë investim për ruajtjen e paqes globale, sepse rajoni ynë është me rëndësi të veçantë strategjike, e poashtu me peshë jashtëzakonisht të madhe në aspektin e sigurisë. Për këtë arsye, kjo qasje u promovua edhe në Samitin në Bruksel në vitin 2021, e riafirmuar në Konceptin e ri strategjik të NATO-s. Angazhimi shumëvjeçar i Aleancës për Ballkanin Perëndimor jep dhe do të japë rezultate. Para së gjithash, bëhet fjalë për vende të cilat ndajnë vlerat e njëjta për shoqëri të fuqishme dhe demokratike, të bazuara në paqe afatgjate, që do të krijojë prosperitet ekonomik dhe begati për qytetarët dhe në këtë drejtim ne punojmë që të përparojmë procesin e anëtarësimit në NATO dhe forcimit të lidhjeve me këto vende që i kemi.
Të gjitha këto institucione shtetërore që janë pjesë e komunitetit të sigurisë dhe inteligjencës, por edhe sistemi për ballafaqim me kriza, e përcjellin në mënyrë shumë proaktive tërë situatën, analizojnë, janë pjesë e atij sistemi që e kemi.
Kur flasim për pjesën e sajber sigurisë, kur flasim për lajmet e rrejshme, këto janë një nga parimet për të cilat zbatohen politika të përbashkëta me NATO Aleancën. E thashë që është shumë me rëndëi të ruhet infrastruktura kritike, të shihet se cila është rezistueshmëria e institucioneve në pjesën e përballjes me kërcënimet hibride, si dhe në çfarë mënyre t’i forcojmë ato kapacitete tona dhe mendoj se në këtë drejtim ndihmon shumë edhe NATO Aleanca, e cila edhe me ekip të vet ekspertësh punojnë bashkë me institucionet maqedonase për t’i konfirmuar të gjitha nivelet e përgatitjes së institucioneve maqedonase dhe të asaj se çka duhet të bëjmë në periudhën e ardhshme.
Nëse flasim në përgjithësi për sigurinë dhe për paqen dhe për stabilitetin e shtetit, treguesi më i mirë për atë se sa është me rëndësi të jeni pjesë e NATO Aleancës është agresioni rus në Ukrainë. Ne, për njië kohë shumë të shkurtër, i pamë në praktikë ato benefite se çka donë të thotë të jeni në një Aleancë të tillë, të keni përkrahje serioze, strehim dhe që integriteti i juaj territori të jetë skajshmërisht i sigurt, i paprekshëm dhe kështu me radhë. Kjo ka peshë më së shumti për qytetarët tanë, veçanërisht për shkak se Republika e Maqedonisë së Veriut gjendet në këtë rajon dhe në një pozitë jashtëzakonisht të rëndësishme gjeostrategjike që e kemi.
Mendoj se i tërë rajoni ynë duhet të jetë pjesë e Aleancës. Gjithsesi secili vend vetë vendos për ardhmërinë e vetë, por mundësia më e mirë që të kemi ardhmëri të qetë, stabile dhe prosperuese për qytetarët tanë dhe vendet tona është që të jemi pjesë e këtij lloj aleancave të fuqishme politiko-ushtarake.
Sa janë të informuar qytetarët për përfitimet nga anëtarësimi i vendit në NATO dhe çka duhet të ndërmerret që edhe më tepër të informohen në këtë drejtim?
Spasovski: Me rëndësi të jashtëzakonshme është që edhe të njoftohen pot edhe t’i ndiejnë ato përfitime që i kemi, prandaj është shumë e rëndësishme që bashkërisht të punojmë në këtë drejtim. E dimë që kishte shumë projekte përmes të cilave shteti punonte që të përafrohet anëtarësimi në NATO tek qytetarët. Ishim dëshmitarë të shumë fushatave që u realizuan, siç ishin “Në tufë drejt NATO-s”, pastaj “Të gjithë jemi NATO”, e kështu me radhë. Veçanërisht tani kur jemi pjesë e Aleancës, përmes shumë projekteve punojmë me qytetarët me qëllim që të forcohet besimi në NATO, dhe të shihen përfitimet që kemi, sepse paqa dhe stabiliteti nuk janë benefitet e vetme që kemi, por edhe forcimi i kapacitetit të institucioneve, për të cilin fola, forcimi i kapaciteteve në pjesën e sajber sigurisë, mbrojtja e infrastrukturës kritike, … Gjithsesi, më së shumti përfiton ekonomia, sepse investimet ekonomike të kompanive të gjitha bazohen në paqe dhe stabilitet. Nëse e shikojmë se cilat janë vendet më prosperuese në botë, do të vërejmë se ato janë vendet ku me shekuj mbretëron vetëm paqa dhe kanë bazë reale për përparim ekonomik. Në përgjithësi, përkrahja për anëtarësim në NATO te të gjitha vendet është mes 65 deri në 90 për qind dhe n ë këtë grup vendesh bën pjesë edhe Maqedonia e Veriut. Do të thotë, qytetarët e Maqedonisë së Veriut në shumicë dërmuese e pranojnë anëtarësimin në NATO dhe besojnë se kjo është mënyra e vetme që ne t’i realizojmë synimet kombëtare, të ruajmë paqen në botë, integritetin territoriale dhe sovranitetin e Maqedonisë së Veriut dhe duhet të krenohemi me këtë, sepse ne, gjenerata jonë e qytetarëve, e realizuam këtë synim strategjik. E dimë se Republika e Maqedonisë në vitin 1991, si vend i pavarur dhe sovran u vendos pikërisht në themelet e plotësimit të këtyre dy qëllimeve strategjike, e kjo është anëtarësimi në NATO dhe në BE. Mendoj se tani është momenti dhe këtë moment politik duhet ta shfrytëzojmë të gjithë, edhe qytetarët edhe partitë politike, për të bë hapin e vërtetë në drejtim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, sepse në atë mënyrë do të rrumbullakësohet i tërë ai proces dhe do të kontribuojmë shumë më tepër për zhvillimin e ekonomisë dhe prosperitetit të çdo qytetari të Maqedonisë së Veriut.