By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Balluku flet për linjën nënujore të transmetimit që do të ndërtohet mes Shqipërisë dhe Italisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Balluku flet për linjën nënujore të transmetimit që do të ndërtohet mes Shqipërisë dhe Italisë
Shqipëri

Balluku flet për linjën nënujore të transmetimit që do të ndërtohet mes Shqipërisë dhe Italisë

admin
Last updated: 22/01/2025 23:07
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur për herë të parë për memorandumin trepalësh të nënshkruar në Abu Dabi mes Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara për ndërtimin e linjës nën ujore të transmetimit.

Gjatë një takimi me punonjës të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, në rolin e lexuesve të matësve të energjisë, Balluku u ndal tek rëndësia që ka kjo linjë në objektivin strategji të shndërrimit të Shqipërisë në vend eksportues neto të energjisë deri në vitin 2030.

“Në ndërkohë unë do të ndalesha vetëm për një moment përsa i përket lajmit të javës së kaluar marrëveshjes trepalëshe midis Shqipërisë, Emirateve të Bashkuara dhe të Italisë, përsa i përket linjës së interkonjeksionit që do të lidhë vendin tonë me brigjet italiane. Shqipëria është një nga vendet më mirë të ndërlidhura nga ana e interkonjeksionit me disa linja, atë që e lidhë me Greqinë, me Kosovën, me Malin e Zi. Një linjë që ndërtohet sot për ta lidhur me Maqedoninë e Veriut. Kapacitetet me Greqinë do të shtohen, nisëm një punë për ta dyfishuar, tashmë do ta trefishojmë për shkak të volumeve që kërkohen të përcillen, por nga ana tjetër linja e cila do të lidhë në mënyrë nënujore Shqipërinë me Italinë e çon Shqipërinë në një nivel tjetër të transmetimit të energjisë elektrike”, tha Balluku.

Zëvendëskryeministrja shtoi më tej se “është një betejë e re kjo e linjave të transmetimit, intekonjeksioni, një nga proceset më të rëndësishme të paketës së sektorit energjetik ku Shqipëria gjithashtu kërkon që të ketë lidershipin në rajon, për t’u kthyer deri në vitin 2030 në një forcë eksportuese neto ndërkohë që ne sot vazhdojmë dhe importojmë një pjesë të sasisë e cila duhet për të mbuluar kërkesën e tregut shqiptar”.

Marrëveshja e nënshkruar pak ditë më parë në Abu Dabi mes Qeverisë Shqiptare, asaj Italiane dhe Emirateve të Bashkuara Arabe i bashkon vendet në një aleancë strategjike me fokus sektorin energjetik. Nënshkrimi i një marrëveshjeje të tillë është një moment historik për sektorin tonë i cili vitet e fundit po zhvillohet me ritme të shpejta sa i takon rritjes së kapaciteteve prodhuese, përmes diversifikimit të burimeve të rinovueshme.

You Might Also Like

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article U dënua në mungesë me 28 vite burg për korrupsion/ Ish-presidenti i El Salvadorit, Mauricio Funes ndërron jetë në moshën 65-vjeçare në Nikaragua
Next Article KUJDES/ Mjegulla e dendur shkak i aksidentit të rëndë zingjiror në autostradë në afërsi të Smillkovcit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?