By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Banka Botërore rishikon parashikimin për rritje të ekonomisë së Maqedonisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Ekonomi > Banka Botërore rishikon parashikimin për rritje të ekonomisë së Maqedonisë
Ekonomi

Banka Botërore rishikon parashikimin për rritje të ekonomisë së Maqedonisë

admin
Last updated: 18/01/2025 10:11
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Banka Botërore ka rishikuar përpjetë parashikimin për rritjen e ekonomisë së Maqedonisë në vitin 2025 dhe 2026. Në raportin e saj të fundit për perspektivat ekonomike globale, Banka Botërore vlerëson se ekonomia e vendit do të shënojë rritje prej 3,0 për qind këtë vit, që është 0,1 për qind më shumë se parashikimi i mëparshëm. Për vitin 2026 parashikohet një rritje prej 3,2 për qind, ose një rritje prej 0,2 për qind krahasuar me vlerësimin e mëparshëm.

Nga vendet e rajonit, Bullgaria do të shënojë rritje prej 2,8 për qind këtë vit, Kroacia 3,0 për qind, Bosnja e Hercegovina 3,2 për qind, Shqipëria dhe Mali i Zi nga 3,5 për qind, Kosova 3,9 për qind dhe Serbia 4,2 për qind.

Parashikohet se i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor do të ketë rritje prej 3,7 për qind në 2025 dhe 3,9 për qind në 2026.

Rol kyç pritet të kenë konsumi dhe investimet private, veçanërisht në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Në të njëjtën kohë, ngadalësimi i rritjes së eurozonës pritet të sigurojë vetëm mbështetje të kufizuar për eksportet.

Banka Botërore konsideron se Plani i Rritjes i Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor mund të dyfishojë ekonominë e rajonit brenda një dekade, duke mbështetur anëtarësimin në BE dhe duke përmirësuar financimin e infrastrukturës dhe integrimin e tregut.

Megjithatë, rreziqet kryesore janë tensionet gjeopolitike. Pushtimi rus i Ukrainës mbetet një faktor i rëndësishëm në formësimin e perspektivës rajonale. Çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të çojë në përçarje më të madhe ekonomike në të gjithë rajonin.

Vonesat në zbatimin e reformave strukturore mund të pengojnë disbursimin e mjeteve të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe të vonojnë perspektivat e anëtarësimit në BE për vendet kandidate aktuale. Përveç kësaj, disa ekonomi mund të përballen me sfida shtesë gjatë realizimit të projekteve të mëdha infrastrukturore të financuara nga BE-ja.

Banka Botërore pret që rritja ekonomike globale të jetë 2,7 për qind këtë vit dhe të mbetet në të njëjtin nivel në vitin 2026, duke theksuar se kjo normë është e pamjaftueshme për të stimuluar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Sipas zëvendës kryeekonomistit të Bankës Botërore, Ajhan Kose, kjo është një normë me të cilën bota “mund të jetojë”, por nuk mjafton për të përmirësuar standardet e jetesës së njerëzve, si në vendet më të pasura ashtu edhe në ato më të varfra të botës.

Raporti i bankës paralajmëron gjithashtu për pengesa shtesë ndaj këtij skenari, nga rritja e pasigurisë politike dhe ndryshimet negative në politikën tregtare, deri te tensionet gjeopolitike dhe inflacioni i vazhdueshëm, te fatkeqësitë natyrore të lidhura me klimën.

You Might Also Like

Rritje e qarkullimit në industri

Tregti më e shpejtë më pak barriera: Korridoret e gjelbra hapin derën drejt tregut të BE-së

Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut

Rezervat devizore në Maqedoninë e Veriut janë 5,2 miliardë euro

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kryeministri Mickoski niset për në SHBA për inaugurimin e Donald Tramp
Next Article Ja si ndikojnë pijet energjike në enët e gjakut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?