By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Bankat për 6 muaj fituan 150 milionë euro! Për kamatë dhe provizione kemi paguar 388 milionë euro
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Bankat për 6 muaj fituan 150 milionë euro! Për kamatë dhe provizione kemi paguar 388 milionë euro
Maqedoni

Bankat për 6 muaj fituan 150 milionë euro! Për kamatë dhe provizione kemi paguar 388 milionë euro

admin
Last updated: 13/09/2025 19:45
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 shtator – Nuk ka krizë për bankat vendase. Ato kanë fituar mbi 150 milionë euro në gjashtë muajt e parë të këtij viti, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore. Pothuajse i gjithë përfitimi ka shkuar te pesë bankat më të mëdha, por edhe të voglat janë në plus. Nëse vitin 2024 bankat e përfunduan me fitim rekord prej gati 283 milionë euro, edhe këtë vit po ecin shumë mirë. Nëse vazhdojnë me këtë ritëm deri në fund të vitit, mund ta thyejnë rekordin e vitit të kaluar.

FITIMI I BANKAVE VENDORE PAS TATIMIT:

2024 – 283 milionë euro

Janar–Qershor 2025 – 150,1 milionë euro

Janar–Qershor 2024 – 155,1 milionë euro

Të dhënat e Bankës Qendrore tregojnë se vetëm për gjashtë muajt e këtij viti, bankat kanë arkëtuar nga qytetarët dhe bizneset pothuajse 295 milionë euro vetëm nga interesat e kredive. Vetëm familjet kanë paguar mbi 117 milionë euro interesa në bankat vendore. Shifrat tregojnë se të ardhurat neto nga interesat për bankat kanë qenë mbi 228 milionë euro.

TË ARDHURAT NGA INTERESAT – TREMUJORI I DYTË 2025:

Të ardhura nga kamat – 294,8 milionë euro

Të ardhura nga kamatat e familjeve – 117,7 milionë euro

Të ardhura neto nga kamatat – 228,1 milionë euro

Për tarifa dhe provizione bankare, qytetarët dhe bizneset kanë lënë pothuajse 93 milionë euro në bankat vendore. Të ardhurat neto nga provizionet dhe tarifat për bankat, në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ishin 56 milionë euro.

TË ARDHURAT NGA TARIFAT DHE PROVIZIONET – TREMUJORI I DYTË 2025:

Të ardhura nga tarifat dhe provizionet – 92,9 milionë euro

Të ardhura neto nga tarifat dhe provizionet – 56 milionë euro

Matematika tregon se vetëm për kamata dhe provizione, qytetarët dhe kompanitë kanë lënë në bankat vendore 388 milionë euro.

TOTALI NGA INTERESAT DHE PROVIZIONET – TREMUJORI I DYTË 2025:

Arketimi nga interesat + tarifat dhe provizionet = 388 milionë euro

Pikërisht provizionet dhe tarifat e bankave ishin çështja e parë me të cilën u mor guvernatori i ri i Bankës Popullore, Trajko Slaveski. Ai kërkoi nga bankat t’i ulnin, pasi edhe vetë Banka Qendrore i uli tarifat e veta. Informacionet e fundit tregojnë se bankat i kanë ulur çmimet e shërbimeve të tyre deri në 50 për qind. Pritjet janë që deri në tetor, të gjitha bankat vendore të zbatojnë tarifore të reja me çmime më të ulëta për provizionet./TV21

The post Bankat për 6 muaj fituan 150 milionë euro! Për kamatë dhe provizione kemi paguar 388 milionë euro first appeared on Agjencia e Lajmeve – Zhurnal.mk.

You Might Also Like

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin

Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në të gjithë vendin

Këto janë qytetet më të këqija në Maqedoninë e Veriut për jetën e të rinjve

Mickoski takon kryeministrin serb në Ohër, shprehin gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve miqësore

Mucunski e priti kryeministrin serb Gjuro Macut në Ohër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Bujar Osmani pranë Çairasve, sonte mysafir në familjen Mustafa
Next Article Zekerija Berishën bartës liste për Qytetin e Shkupit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?