By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Banorët e Vizbegut bashkë me fëmijët protestojnë për hapjen e shkollës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Banorët e Vizbegut bashkë me fëmijët protestojnë për hapjen e shkollës
Arsimi dhe ShkencaMaqedoni

Banorët e Vizbegut bashkë me fëmijët protestojnë për hapjen e shkollës

admin
Last updated: 20/09/2024 18:30
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 shtator – Një pjesë e banorëve të Vizbegut të shoqëruar nga shumë fëmijë të kësaj lagjeje kanë protestuar para shkollës së re fillore “Vizbeg”.

Tashmë tre javë shkolla mbetet nën dry dhe akoma nuk ka nisur me procesin mësimor pavarësisht regjistrimit të nxënësve në klasë të parë dhe transferimit të nxënësve tjerë nga shkollat ku kanë mësuar deri më tani.

Të revoltuar, prindërit thanë se institucionet përgjegjëse po tallen me fatin e këtyre fëmijëve.

“I lutem që shkolla të hapet sa më shpejt ose të tregojnë, le të bëhen burra dhe të thonë se nuk jemi te hap edhe fund, pastaj ne bëjmë zgjidhje. Nëse nuk i pranojnë në ato shkolla po i lëmë pa shkollë ose në një shkollë privat, nuk kemi çka të bëjmë”, tha një banor.

“Mua më vjen keq që në këtë kohë të themi se nuk ka kuadër kur njerëzit me fakultete flenë nëpër shtëpi, kjo nuk është arsye, nuk e di çfarë problemi është. Fëmijët një muaj janë pa shkollë, ndoshta edhe një muaj tjetër do të mbesin pa shkollë, nuk e di kush do t’i arsyetojë këto fëmijë, çka do të bëjnë në të ardhmen”, u shpreh një banor.

Deri në hapjen e shkollës fëmijët po gjejnë mënyra të ndryshme për të kaluar pushimin e detyrueshëm. Ata thanë se kanë nisur vet të mësojnë mësimet.

“Tre javë jemi në shtëpi, mësimet vet po i mësojmë. Ne duam të bëhemi më të mirë se Ministria e Arsimit”, tha një nxënës.

“Para dy jave na kanë thënë ti marrim dokumentet prej te shkolla 26 korriku t’i dërgojmë te shkolla e Vizbegut. Ne i kemi dërguar, shkolla e Vizbegut nuk po hapet. Prej fillimit të muajit të nëntë jemi pa mësim”, u shpreh një nxënës.

Kohë më parë, drejtori Kadri Elezi tha se mësimi nuk ka nisur për shkak të mungesës së stafit mësimor duke shtuar se po vijojnë procedurat për punësimin e mësimdhënësve dhe personelit tjetër të nevojshëm.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sot, përmes telefonit drejtori Elezi tha se nga e hëna deri të mërkurën do të jetë i hapur konkursi për stafin e ri mësimor pas çka do të vijojnë procedurat përkatëse.

Fillimisht, mësimin në objektin e ri shkollor do ta ndjekin nxënësit nga klasa e parë e deri në atë të pestë.

You Might Also Like

Nënat e reja dhe lehonat gjithnjë e më shumë po ballafaqohen me probleme të shëndetit mendor

Kasami vizitë në Austri, takime me zyrtarë austriakë dhe mërgatën

Para vizitës së UNESCO-s në Ohër në korrik, detyrë e re për autoritetet e qytetit

Familjar, miq dhe persona nga nisma “Kush është i radhës” kanë nisur protestën tjetër në Koçan

Gjykata kushtetuese pa gjykatësen referuese, nuk dihet se çfarë do të ndodhë me lëndën e ligjit për përdorimin e gjuhëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Qeveria merr vendim/ Vendos masë prej 10% për produktet ushqimore
Next Article Në vend të fakultetit të Informatikës dhe Sportit, kjo godinë është shndërruar në qendër strehimi për të pastrehët dhe narkomanët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Nënat e reja dhe lehonat gjithnjë e më shumë po ballafaqohen me probleme të shëndetit mendor
Maqedoni
Kasami vizitë në Austri, takime me zyrtarë austriakë dhe mërgatën
Maqedoni
Produktet bujqësore që shënuan më së shumti rritje të çmimeve
Ekonomi
Para vizitës së UNESCO-s në Ohër në korrik, detyrë e re për autoritetet e qytetit
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?