Shkup, 14 maj – Pas daljes nga Qeveria e ASH-së, Arben Taravari viziton Likovën, për të takuar Strukturat e partisë. Por ajo që u vërejt se ASH-ja gjer sa ishte me VLEN-in, kishte shumë më shumë përkrahje se sa në takimin e mbrëmshëm, flet një banor për redaksinë Argument.
“Përkrahja e Arben Taravarit në Likë nuk është si kur ishte me VLEN-in bashkë. Unë i njohë të gjithë simpatizuesit e ASH-së në Likovë, dhe lirisht mund të them se as gjysma e atyre mbrëmë nuk ishin prezent” tha banori për Argument.
Ai shtoi se ika e simpatizuesve të ASH në Likovë është revoltë që Arben Taravari ka marr rrugën e gabuar, dhe drejtë bashkimit me BDI-në.