By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Barrierat administrative po dëmtojnë biznesin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Barrierat administrative po dëmtojnë biznesin
Maqedoni

Barrierat administrative po dëmtojnë biznesin

admin
Last updated: 11/10/2024 17:24
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 tetor – Vonesat e procedurave të ndryshme administrative tashmë një kohë të gjatë po i kushtojnë shumë sektorit të biznesit.

Zeqiri: Zgjidhje, avancimi i digjitalizimit

Të shumta janë problemet me procedurat doganore, në marrjen e lejeve për ndërtim dhe e gjithë kjo për shkak të mossinkronizimit mes institucioneve, thotë për emisionin “Biznes Plus” në TVM2, Durim Zeqiri, nga OEMVP-ja.

Zgjidhja, sipas tij, duhet të shihet tek avancimi i digjitalizimit, i cili është më se i nevojshëm në të gjitha aspektet.

“Së pari kemi problem të theksuar me procedurat doganore. Tek importi dhe eksporti kemi ngecje të mëdha të procedurave administrative, të cilat nuk kryhen me kohë, për shkak të mungesës së një sistemi të mirëfilltë. Gjithashtu kemi problem mes institucioneve, si institucionet e njësive lokale me ato të ministrive përkatëse, kur bëhet fjalë për investime në patundshmëri apo në objekte. Me qëllim që të kemi ekonomi dhe rritje më të shpejt të saj, vlerësoj që shteti duhet të ketë digjitalizimin si proces shumë të rëndësishëm për përmirësimin e eko-sistemit afarist, por edhe të shërbimeve sociale, të cilat shteti i jep për qytetarët.”, – deklaroi drejtori ekzekutiv në OEMVP, Durim Zeqiri.

Procesi i digjitalizimit, Andonovski: Po shtojmë shërbimet elektronike

Ministri për transformim digjital, Stefan Andonovski, thotë se janë të vetëdijshëm për pengesat e biznesit, të cilat burojnë nga barrierat administrative. Për këtë qëllim, kjo ministri ka digjitalizuar rreth 70 shërbime të reja në portalin për shërbime elektronike.

“Atë të cilën e kemi bërë në 100 ditët e para, kemi digjitalizuar rreth 70 shërbime të reja, që do të thotë se ato janë të qasshme në portalin uslugi.gov.mk. Si kryesorë, mund të them se janë shërbimet në Agjencinë për ushqim dhe veterinari, si dhe Komisioni Rregullator për Energjetikë, ku një pjesë e madhe e shërbimeve të tyre janë në dispozicion në ueb faqe. Gjithashtu në bashkëpunim me “Maqedonia 2025” dhe Odën Ekonomike kemi bërë një hulumtim se cilët janë shërbimet më të nevojshme të cilët i kërkon sektori i biznesit nga ana e institucioneve, ndërsa nuk janë në dispozicion në formatin digjital. I kemi angazhuar të gjitha institucionet të na japin shërbimet më të përdorura apo më të kërkuara nga sektori i biznesit, të cilat për momentin nuk janë të digjitalizuar.”, – theksoi ministri për Digjitalizim, Stefan Andonovski.

Procesi i digjitalizimit, Kordalov: Në dobi të kompanive dhe qytetarëve

Përshpejtimi i procesit të digjitalizimit do të sjellë dobi si për kompanitë, ashtu edhe për qytetarët. Transformimi digjital çrrënjos korrupsionin, kursen kohë dhe para, deklaron komunikologu, Bojan Kordalov. Shton se është i nevojshëm vullnet jo vetëm i Qeverisë, por edhe i të gjitha institucioneve për realizmin e procesit të digjitalizimit.

“Ende frikohemi në pjesën më të madhe dhe vlerësojmë se digjitalizimi do të na sjellë më shumë dëm sesa beneficione, që nuk është e saktë. Dëshirojmë investitorë të huaj, dëshirojmë investitorë të brendshëm, dëshirojmë vende të reja të punës, dëshirojmë që të rinjtë të mbesin në shtet. E dini, nëse ju themi se duhet të funksionojnë si para 40 apo 50 viteve, ajo nuk mund të ndodh. Mendoj që baza është vullneti, vullnet jo vetëm nga Qeveria, por edhe nga institucionet dhe thjesht duhet të gjendet mënyra që të kuptohet se të gjithë do të fitojnë më shumë para. Nëse realizohet e gjithë kjo dhe nëse nuk realizohet kjo, të gjithë do të humbasim. Në fund kaosi, humbja e të dhënave, vrapimi nëpër sportele, e gjithë kjo është pasojë e mospasjes së mundësisë për të gjithë që duan të njëjtën ta bëjnë në mënyrë të shpejtë dhe elektronike.”, – u shpreh komunikologu, Bojan Kordalov.

Nga Ministria e Transformimit Digjital kanë njoftuar se deri në vitin 2025, do të jenë të disponueshme edhe 100 të reja në portalin për shërbime elektronike. Me futjen e shërbimeve të reja, pritet të rritet ndjeshëm numri i përdoruesve aktivë të portalit dhe të përmirësohet efikasiteti i administratës shtetërore.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mexhiti: VLEN-i është shumë më kompakt se BDI-ja
Next Article Rothschild-ët/ Një familje, shumë para, pushtet dhe sekrete!

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?