By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Basha: Mbështesim SPAK, korrupsioni pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Basha: Mbështesim SPAK, korrupsioni pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik
Shqipëri

Basha: Mbështesim SPAK, korrupsioni pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik

admin
Last updated: 14/04/2025 15:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha theksoi sot  angazhimin për të luftuar korrupsionin dhe për të krijuar një ekonomi më të qëndrueshme dhe të zhvilluar për Shqipërinë.

Në një intervistë televizive, Basha theksoi se “korrupsioni është pengesa kryesore për zhvillimin ekonomik dhe një njollë të zezë në reputacionin ndërkombëtar të Shqipërisë”.

Sipas tij, “ky fenomen e ka bërë ekonominë të kontrollohet nga një grusht individësh dhe që, për më tepër, ka dëmtuar bizneset e vogla dhe profesionistët”.

“Në momentin që drejtësia fillon e bën punën e saj, problemi i tranzicionit politik kthehet në një problem të mprehtë personal për drejtues të cilët kanë abuzuar kaq gjatë dhe kaq thellë me pushtetin. Thënë ndryshe, për Ramën kjo nuk është thjesht çështje e daljes në opozitë, apo e dorëzimit paqësor të pushtetit, është çështje e llogaridhënies para drejtësisë”, tha ai.

Sipas tij, “një nga objektivat kryesore të Koalicionit Euroatlantik është forcimi i SPAK dhe mbështetja e tij për të luftuar korrupsionin deri në fund, për të siguruar barazi para ligjit”.

Basha përmendi themelimin e Njësisë së Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura, me qëllim rikthimin e pasurive të vjedhura në shërbim të qytetarëve shqiptarë.

“Vetting-u i politikanëve dhe heqja e imunitetit për ata që janë të përfshirë në korrupsion, si masë shtesë. Themelimi i Njësisë së Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura, me qëllim rikthimin e pasurive të vjedhura në shërbim të qytetarëve shqiptarë. Ne kemi folur edhe para zgjedhjeve me vepra, jo me fjalë. Ne kemi çuar në Kuvend paketën tonë të ardhjes në ndihmë të SPAK, sipas kërkesave të tij më shumë fonde, burime njerëzore dhe infrastrukturë ligjore. Kemi çuar në Parlament vetting-un e politikanëve, sepse shqiptarët e dinë që shumica e politikanëve janë aty për t’i shërbyer interesave të ngushta personale”, tha më tej Basha.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Konferenca IV Ndërqeveritare, Berisha: Integrimi në BE, çështje kryesore e interesit kombëtar
Next Article Azia, nyjë e bashkëpunimit dhe zhvillimit global

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?