By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Basha me pronarët në Tiranë: Toka ku është e lirë i kthehet pronarit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Basha me pronarët në Tiranë: Toka ku është e lirë i kthehet pronarit
Shqipëri

Basha me pronarët në Tiranë: Toka ku është e lirë i kthehet pronarit

admin
Last updated: 18/04/2025 17:05
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Nevila Nika, Fatos Brahaj dhe Andi Prifti, vijoi takimet ditën e sotme me disa pronarë në zonën e Pazarit të Ri në Tiranë, për të diskutuar atë që ai e cilëson si një nga plagët më të mëdha të padrejtësisë në Shqipëri: pronën e mohuar mijëra familjeve për dekada me radhë.

Basha tha se programi i Koalicionit Euroatlantik, do t’u ofrojë shqiptarëve një zgjidhje të qartë dhe të zbatueshme, si: Kthim të menjëhershëm të pronës ku është e lirë; Kompensim me vlerë tregu ku prona është zënë; Obligacione shtetërore të pagueshme çdo vit me 1/20 e vlerës; Regjistrim me parimin Uti Posidetis – çdokush të mbajë atë që ka në përdorim ligjërisht.

“Parimi i programit tonë është ky: prona ku është e lirë kthehet menjëherë tek pronari. Shteti automatikisht heq dorë nga çdo procedurë administrative, nga çdo proces gjyqësor, kundër pronarit që e ka pronën të lirë, pjesërisht apo totalisht. Aty ku prona nuk është e lirë, aty kompensohet me vlerë tregu. Dhe këtu është ndryshimi kryesor me qasjen që ka pasur kjo qeveri, por me thënë të drejtën edhe më përpara. Përpara ka pasur zvarritje. Kjo zgjidhet me vullnet politik, rikthehet prap tek parimi kryesor që është: prona e lirë i kthehet pronarit, prona jo e lirë kompensohet me vlerë tregu. Këtu vijmë tek çështja e vlerës. Ne kemi futur ekspertët tanë financiarë për ta parë këtë dhe ata kanë arritur në një vlerë prej afro 8 miliardë euro.

“Sepse janë pronat e zaptuara të padëmshpërblyera nga shteti, prona të tjera të zaptuara nga 7501, se zaptim është edhe 7501 dhe prona të zaptuara gjatë lëvizjeve demografike 1990-2025 që është procesi legalizim-formalizim. Fatura e këtyre tre zaptimeve, zaptime janë këto të treja, është afro 8 miliardë euro. 8 miliardë euro ne e kemi ndarë në 20 vite. Dhe është afërsisht 400 milionë euro në vit fatura për t’u dëmshpërblyer pronarët. Por sistemi, parimi me të cili do të funksionojë është obligacion shtetëror ku titulli njihet menjëherë dhe kthehet në një të drejtë të pronarit për ta dëmshpërblyer me 1/20 çdo vit për 20 vite. Prona e zonjës ka vlerë 1 milion euro, po e marr për thjeshtësi, të njihet obligacioni po marr shembull 1 milion euro nga Banka e Shqipërisë, garante Banka e Shqipërisë plus Buxheti i Shtetit shqiptar. Me ekzekutim 1/20 vit për vit. Me titull ekzekutiv”, tha Basha.

Sipas Bashës “ky është një instrument që është përdorur në Kroaci dhe në disa vende të tjera, se ne kemi parë se si mund ta bëjmë këtë punë dhe kemi kërkuar ekspertët më të mirë, gjermanët na e kanë këshilluar. 1/20 në vit, ti tani ke dy rrugë: Ose do marrësh 1/20 në vit për 20 vite, ose do të shkosh me këtë obligacion, se ky është si aksionet në një kompani, do shkosh në bankë dhe i thua unë kam këtë obligacion, me sa ma përkthen ti mua këtë. Tek një milionëshi futet vlera e tregut, përfshirë interesin, sipas interesave të depozitave të Bankës së Shqipërisë, me projeksionin e atij momenti, por që korrigjohet gjatë kohës. Ndonjëherë interesat bien, zakonisht kur duan të stimulojnë ekonominë, ku ka shumë lekë interesat rriten”.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Rama: Së shpejti shpallet fituesi i segmentit Milot – Balldren, me të njëjtat standarde si Thumanë-Kashar
Next Article Gjermania bllokoi dërgimin e 40 aeroplanëve të fuqishëm luftarakë në Turqi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?