Shkup, 13 nëntor, argument.mk/ – MPB njofton se është kryer bastisje në një fshat të Vallandovës ku janë zbuluar armë, ndërsa është ndaluar një person.
“Më 12.11.2026 në fshatin Prsten, rajoni i Vallandovës, oficerët e Stacionit Policor të Strumicës – Stacioni Policor i Vallandovës e privuan nga liria A.A. (56) nga fshati. Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u konfiskuan një pushkë gjuetie Zastava kalibri 12 mm dhe municion gjuetie, të cilat i posedonte pa leje.
Për incidentin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë, dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet një kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

