By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI heq dorë nga protestat, do të nisë takim me qytetarët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI heq dorë nga protestat, do të nisë takim me qytetarët
Maqedoni

BDI heq dorë nga protestat, do të nisë takim me qytetarët

admin
Last updated: 11/09/2024 12:07
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 shtator – Bashkimi Demokratik për Integrim në mbledhjen e të martës me krerët e komunave, ish ministrat dhe sekretarët e partisë ka caktuar agjendën sipas tyre për të mbrojtur legjitimitetin e votës shqiptare. Ndonëse ishte përfolur për mënyrat se si partia e Ali Ahmetit do të kundërshton sipas tyre shkeljen e vullnetit të qytetarëve, në fund integristët kanë vendosur për të kundërshtuar në mënyrë paqësore. Nuk do të ketë protesta, por takime me qytetarët duke filluar nga Struga e deri në Likovë, nëpër komunat me të cilat udhëheq BDI-ja, duke përfshi edhe degët e komunave ku nuk ka kryetarë si Tetova, Gostivari, Çairit etj. Këto takime nuk përfshijnë pjesëtarë të partive të tjera brenda Frontit Evropian. Mësohet se në takim kanë referuar edhe përfaqësues të strukturës policore, ku janë vlerësuar argumentet pro dhe kundër për një hap të tillë. Siç mëson ALSAT, ende nuk ka zyrtarisht një koordinator për këto organizime, edhe pse ky rol mund t’i caktohet njërit prej komunave të udhëhequr nga kjo parti. Në takim është folur edhe për çështje të tjera sikurse korridoret 8 dhe 10, operatorin e tretë celular në vend, kolektorin e dështuar në Kërçovë, e deri edhe te mundësia e qeverisë së gjerë, apo edhe politika e jashtme që diktohet pas zgjedhjeve në SHBA. Së fundi eksponentë të përafërt me partinë e Ahmetit dhe mediat e afërta me këtë parti kishin filluar të plasonin informacione kërcënuese për protesta destabilizuese, kërkesa për parlament dydhomsh, fushatë gjithëpërfshirëse për jo-legjitimitetin e njërës nga partitë që përbëjnë shumicën etj. Ministria e Brendshme kishte deklaruar se ka indikacione për destabilizim por deri tani nuk ka veprime konkrete.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Pas tensioneve të një dite më parë, Komuna e Vrapçishtit kthehet në normalitet
Next Article Nga e hëna ilaçet e listës pozitive në farmaci

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?