By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI i reagon ministres Janevska: UÇK është gjithçka për shqiptarët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI i reagon ministres Janevska: UÇK është gjithçka për shqiptarët
Maqedoni

BDI i reagon ministres Janevska: UÇK është gjithçka për shqiptarët

admin
Last updated: 02/12/2024 18:13
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 2 dhjetor – Deklaratat e Ministres së Arsimit, Vesna Janevska, janë fyerje e rëndë ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe një tentativë për të shuar kujtesën dhe sakrificat historike të popullit shqiptar.

Të thuash se UÇK “nuk përfaqëson asgjë për këtë shtet” është një akt i papranueshëm, që tregon mungesë respekti ndaj një pjese të rëndësishme të popullatës dhe një përpjekje për të fshirë kontributin e shqiptarëve në këtë vend.

Kështu qëndron në reagimin e BDI-së, ndaj deklaratave të ministres Janeva, e cila sot ka deklaruar se “Komitët janë pjesë e historisë, UÇK-ja nuk paraqet asgjë për Maqedonin딓UÇK nuk është “asgjë” për shqiptarët – ajo përfaqëson sakrificën për barazi, drejtësi dhe dinjitet.

UÇK për shqiptarët është simbol i përpjekjeve për një shoqëri më të drejtë dhe për ndërtimin e një shteti ku çdo qytetar të jetë i barabartë. Çdo përpjekje për të mohuar këtë të vërtetë historike është një akt diskriminimi që thellon ndarjet ndëretnike dhe dëmton ndjeshëm harmoninë shoqërore.

Kjo qasje selektive dhe hipokrite është e papranueshme. Të nderosh Komitët, ndërsa përbuz UÇK-në, është dëshmi e standardeve të dyfishta dhe mungesës së sinqeritetit nga kjo qeveri.

Si mund të ndërtojmë një shoqëri të përbashkët, kur një Ministre e Arsimit, në vend që të promovojë vlera të barazisë dhe respektit të ndërsjellë, flet me një gjuhë përjashtuese dhe fyese për një pjesë të qytetarëve të këtij vendi? A është kjo mënyra si kjo qeveri synon të promovojë bashkëjetesën dhe të ndërtojë një të ardhme për të gjithë?

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon fuqishëm këtë qasje dhe kërkon që Ministrja të tërheqë menjëherë deklaratën fyese dhe të kërkojë falje publike. Ne gjithashtu kërkojmë që kjo qeveri të reflektojë dhe të ndalojë përdorimin e standardeve të dyfishta që thellojnë ndarjet dhe rrisin tensionet ndëretnike.

UÇK për shqiptarët është historia, sakrifica dhe krenaria jonë. Kushdo që e nënvlerëson këtë simbol të rëndësishëm duhet të kuptojë se nuk mund të ndërtojë një të ardhme të përbashkët duke fyer dhe përjashtuar një popull të tërë. Shqiptarët kanë dhënë gjithmonë kontribut për këtë shtet dhe nuk do të lejojnë kurrë që historia e tyre të reduktohet në “asgjë”.

Me shumë gjasa, kjo deklaratë është koordinuar me marionetat tuaja të koalicionit, Vredi”, thuhet në reagimin e BDI-së.

You Might Also Like

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Forumi Bujqësor për Ndryshimet Klimatike: Gjenden zgjidhje për qëndrueshmëri më të madhe klimatike të bujqësisë
Next Article Pas takimit me mbretin suedez, Gashi takon edhe Kristian Danielson, sekretar shtetëror në MPJ suedeze

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Shteti nxjerr në shitje 990 automjete të dëmtuara, shiten si hekurishte dhe ja kushtet për blerje
Maqedoni TOP LAJM
Objekti i panjohur shkel hapësirën ajrore të Moldavisë
Bota
Letonia kërkon 7 miliardë euro nga BE-ja për të përballuar pasojat e luftës së Rusisë
Bota
Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?