By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Më pak se 12% e Buxhetit për kulturën shqiptare- poshtërimi merr përmasa alarmuese!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Më pak se 12% e Buxhetit për kulturën shqiptare- poshtërimi merr përmasa alarmuese!
Maqedoni

BDI: Më pak se 12% e Buxhetit për kulturën shqiptare- poshtërimi merr përmasa alarmuese!

admin
Last updated: 05/02/2025 11:49
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 shkurt – Në kohën kur Ministria e Kulturës dhe Turizmit propagandon rritjen e buxhetit për kulturën, realiteti për shqiptarët është krejt ndryshe.

Në vitin 2025, shqiptarët po përjetojnë diskriminimin më të rëndë kulturor të dy dekadave të fundit.

Programi vjetor nuk është thjesht një shpërndarje e padrejtë e fondeve, por një strategji e pastër shtetërore për të zhdukur kulturën shqiptare nga mbështetja institucionale.

Institucionet që promovojnë kulturën shqiptare janë lënë në margjina dhe janë dënuar me një buxhet minimal!

Në total, në të gjitha sektorët kryesorë të kulturës, shqiptarët nuk kanë arritur të marrin as 12% të buxhetit dhe projekteve, duke u trajtuar si qytetarë të dorës së dytë në shtetin e tyre.

Përfaqësimi ndërkombëtar: asgjësimi i pranisë shqiptare

Në vend që të mbështesë përfshirjen e artistëve shqiptarë në skenën ndërkombëtare, Ministria e Kulturës ka bërë të kundërtën: ka eliminuar shqiptarët nga çdo mundësi për të promovuar artin dhe identitetin e tyre.

245 projekte maqedonase të financuara – shqiptarët vetëm 22 projekte
40 milionë denarë për maqedonasit – shqiptarët vetëm 3.5 milionë denarë
Ky është një plan i paramenduar për t’i bërë shqiptarët të padukshëm në kulturën ndërkombëtare.

Artet vizuale: fshirja e artit shqiptar nga hapësirat publike 

- Advertisement -
Ad imageAd image

120 projekte maqedonase me 13 milionë denarë
16 projekte shqiptare me vetëm 1.2 milionë denarë
Për më tepër, Galeria e Arteve në Gostivar nuk ka marrë asnjë investim serioz. Mungesa e mbështetjes për këtë institucion nuk është rastësi, por një përpjekje e qartë për të ndaluar zhvillimin e artit shqiptar dhe për ta lënë atë në harresë.

Botimet: mohimi institucional i letërsisë shqiptare  

320 tituj maqedonas të financuar me 39.5 milionë denarë
60 tituj shqiptarë me 6.6 milionë denarë
Përmes këtij trajtimi, letërsia shqipe trajtohet si një element i parëndësishëm, ndërsa letërsia maqedonase merr financim të pakufizuar.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Teatri dhe folklori: shuarja graduale e kulturës shqiptare  

33 projekte teatrore maqedonase me 6.2 milionë denarë
7 projekte shqiptare
70 projekte folklorike maqedonase – shqiptarët vetëm 19 projekte
Kjo është një goditje e rëndë ndaj trashëgimisë artistike shqiptare dhe një strategji për të kufizuar ndikimin e kulturës shqiptare në skenën kombëtare.

Muzika: dominim i plotë monoetnik  

152 projekte maqedonase – shqiptarët vetëm 35 projekte
52 milionë denarë për maqedonasit – shqiptarët vetëm 7.5 milionë denarë
Në një vend ku kultura muzikore shqiptare është një nga më të zhvilluarat, kjo ndarje e fondeve është një sulm i hapur ndaj artistëve shqiptarë.

Manifestimet dhe festivalet: ndrydhja e kulturës shqiptare  

113 projekte maqedonase me 75 milionë denarë
Vetëm 7 projekte shqiptare me 16.5 milionë denarë
Kjo është prova më e qartë e diskriminimit të hapur dhe një përpjekje e drejtpërdrejtë për të shuar festivalet shqiptare.

Infrastruktura: shuarja e institucioneve shqiptare

Asnjë mbështetje për Ansamblin Muzikor Shqiptar
Asnjë përpjekje për të siguruar hapësira për Ansamblin e Këngëve dhe Valleve
Asnjë projekt serioz për ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare
Institucionet kulturore shqiptare po braktisen qëllimisht për t’i çuar drejt falimentimit dhe shuarjes.

Ky diskriminim brutal dhe segregacioni kulturor ndodh nën qeverisjen , e cila ka treguar paaftësi të plotë për të mbrojtur interesat e shqiptarëve.

Kjo është një tradhti e hapur ndaj kulturës shqiptare, ndërsa peshën e tyre politike e shohim të shuar plotësisht.

Nëse kjo politikë vazhdon, kultura shqiptare do të vazhdojë të degradohet, ndërsa shqiptarët do të mbeten spektatorë të margjinalizuar në shtetin e tyre.

Ky është momenti për një reagim të fuqishëm politik dhe shoqëror për të ndalur këtë padrejtësi sistematike!

Bashkimi Demokratik për Integrim

You Might Also Like

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar

Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti

Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë

Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve

Ministria e Mjedisit: Nuk ka rrjedhje të lindanit në OHIS

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article 4 shenjat e horoskopit që janë liderë të lindur
Next Article Jul Deda: Kjo deklaratë e Jozit ndaj Gjestit ishte skandaloze, ç’njerëzore dhe e poshtër

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Gostivar
Maqedoni TOP LAJM
Problemet dentare tek fëmijët, Abazi: Duhen vizita të rregullta tek dentisti
Maqedoni TOP LAJM
Alarmohet NATO, anija ruse ankorohet shumë pranë bregut të Gjermanisë
Bota Maqedoni TOP LAJM
Kujdes kur udhëtoni drejt Greqisë, paralajmërohet grevë nga ana e doganierëve
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?