By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Jul Deda: Kjo deklaratë e Jozit ndaj Gjestit ishte skandaloze, ç’njerëzore dhe e poshtër
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Showbizz > Jul Deda: Kjo deklaratë e Jozit ndaj Gjestit ishte skandaloze, ç’njerëzore dhe e poshtër
Showbizz

Jul Deda: Kjo deklaratë e Jozit ndaj Gjestit ishte skandaloze, ç’njerëzore dhe e poshtër

admin
Last updated: 05/02/2025 11:51
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Një deklaratë e Jozit ndaj Gjestit tashmë është bërë virale dhe po komentohet tejet shumë edhe jashtë shtëpisë.

“Kopil shkine” ka qenë fjala me të cilën Jozi i është drejtuar këngëtarit nga Kosova.

Për këtë ka reaguar edhe Jul Deda, duke komentuar mbi ngjarjen dhe atë se çfarë i tha ai, në bazë të këndvështrimit të tij.

Foto: Screenshot/TikTok

Ish-konkurrenti tha se kjo deklaratë ishte skandaloze, cinike, ç’njerëzore dhe e poshtër për të.

Ndër tjerash, Juli thekson se duhet të reagojmë të gjithë por që ka frikë se Gjesti do e falë sërish, siç bëri me Gerta Gixharin.

Reagimi i plotë i Dedës:

“Nuk guxon robi me fjet katër pesë orë sepse zgjohet në mëngjes dhe sheh skandalin e radhës nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Ky është një skandal, jo vetëm skandal, por është shumë shumë e rëndë. Lexova edhe këtë mesazh dhe pastaj pashë dhe videon ‘Gjesti biri i shkinës i tha po pres diçka të fuqishme nga ty në këtë rast’.

Tani ç’është e vërteta nuk i tha biri i shkinës por i tha kopil shkine dhe më keq se sa keq. Një gjë shumë e rëndë, një deklaratë ç’njerëzore, skandaloze, cinike e poshtër si deklaratë aq më tepër me Gjestin që rrjedh nga një familje që ka lirinë e kanë fituar me gjak, kanë kontribuuar fizikisht dhe mendërisht për lirinë e Kosovës, por jo vetëm familja e Gjestit.

Shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës kanë kontribuar gjithë me gjak vetëm për të çliruar atë vend që quhet Kosovë.

Dhe sa e sa vajza e gra janë dhunuar dhe ai nuk duhej ta thoshte këtë në asnjë formë dhe nuk e di çfarë masa duhet të merren.

Ajo që dua të them, deklarata e tij është skandaloze dhe ne duhet të reagojmë të gjithë pa përjashtim por a e di kush është frika ime, se reagojmë sa reagojmë ne por ai që do të na fali Jozin është vetë Gjesti. Kam frikë se do e fali Gjesti, siç bëri me Gertën.

Ne reaguam edhe për rastin me Gertën, por ai e fali. Pse duhet t’i japësh ti një mundësi të dytë, sepse në qoftëse ky nuk ka respekt për veten sepse ajo i dëmtoi sytë, theu rregulloren dhe prapë ky ishte një ndër ata që e fali.

Frika ime është se pas kësaj deklarate të poshtër që bëri Jozi dhe pastaj ai që do e fali është vetë Gjesti. Kjo gjë më shqetëson te Big Brother sepse vetë banorët atje brenda nuk kanë një shtyllë kurrizore dhe nuk thonë se kjo është e imja dhe nuk lëviz. Nuk e pres nga të gjithë, por nga ata që i konsideroj të fortë e pres edhe nga Gjesti. E kishe në dorë me heq nga shtëpia, nuk e hoqe, gabimi yt.

Rasti i Jozit nuk e di a është thyerje në rregullore, por është thyerje etike, morale e çdo lloj sensi të bashkëjetesës të komunikimit, të ndjenjës kombëtare dhe çdo gjëje ajo që ka thënë Jozi dhe nuk e di se çfarë masa do të merren po do Zoti të paktën ky të mos e fali. Jo.

Në qoftëse e bën edhe kësaj radhe, për mua nuk është një lojtar për të fituar Big Brotherin kurrën e kurrës. Skandaloze për Jozin, kujdes Gjesti. Kaq kisha unë”. /Telegrafi/

Replying to @florimm skandal. Jozi-Gjesti. #juldeda #fyp #bigbrother #bbva4 #gjesti #jozi ♬ original sound – Jul Deda

 

You Might Also Like

Lisa Kudrow: U ktheva në punë 10 ditë pas lindjes, ishte një vendim i çmendur

Pse yjet e Hollywoodit po largohen nga ShBA dhe po zhvendosen në vendet evropiane?

“Ajo i ka kërkuar Mirit”, deklarata e papritur e Landit për Selin

Operacion ndaj VIP-ave në Turqi – urdhër ndalimi për 14 të dyshuar, mes tyre Burak Deniz edhe Sinem Unsal

George Clooney akuzoi Trumpin për krime lufte, Shtëpia e Bardhë e kritikoi për “filma të tmerrshëm”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BDI: Më pak se 12% e Buxhetit për kulturën shqiptare- poshtërimi merr përmasa alarmuese!
Next Article Harry Kane mund të largohet nga Bayerni për “pak para”: Rivalët nuk e dinin klauzolën, por ai do të ketë një shans të ri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?