By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “BDI më përjashtoi”- Dy kandidatet e koalicionit VLEN: Duhet rol më i fortë i gruas
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > “BDI më përjashtoi”- Dy kandidatet e koalicionit VLEN: Duhet rol më i fortë i gruas
MaqedoniPresident 2024TOP LAJM

“BDI më përjashtoi”- Dy kandidatet e koalicionit VLEN: Duhet rol më i fortë i gruas

admin
Last updated: 05/05/2024 17:54
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Shkup/Tiranë, 5 maj – Kandidatet shqiptare për deputete të koalicionit VLEN në Maqedoninë e Veriut, Saranda Imeri dhe Kaltrina Beqiri, kanë folur në një lidhje për Euronews Albania, lidhur me peshën e gruas në vendin fqinj dhe raportet me kundërshtarët politikë të BDI-së.

Beqiri tha se gruaja në koalicionin VLEN ka një peshë shumë të madhe dhe do të punohet që në të ardhmen të bëhet një projektligj, që do i japë atyre më shumë peshë edhe brenda Parlamentit dhe Ekzekutivit.

Për këtë projektligj foli edhe zonja Imeri, e cila tregoi gjithashtu shkëputjen nga BDI, parti me kryetarin e së cilës babai i saj ka pasur edhe lidhje miqësore.

Imeri tha se kanë qenë fillimisht disa mopërfillje dhe tjetërsimi i partisë prej të cilës ajo doli, që çuan në ngritjen e zërit nga ana e tyre e më pas në kërkesën për dalje si fraksion më vete. Sipas Imerit, duke qenë se kjo kërkesë nuk u pranua, ato në njëfarë mënyre u përjashtuan nga partia, çka bëri që të bashkoheshin me koalicionin VLEN.

Pjesë nga diskutimi:

Imeri: Luan një rol tepër të rëndësishëm, vetë fakti që babai im ka udhëhequr një parti politike në Maqedoninë e Veriut, në një periudhë të vështirë. Por nga ana tjetër është një privilegj dhe krenari për mua, për shkak se ka qenë njëri ndër nënshkruesit e marrëveshjes së Ohrit dhe kjo më bën krenare, sepse ka dhënë kontributin e tij të parezervë në fundin e konfliktit të armatosur.

Përfaqësimi i grave në RMV është diçka problematike, jo vetëm në RMV, por duke pasur parasysh përfaqësimin e grave edhe në vende të tjera të Europës. Mirëpo në këtë gjë RMV ka një lloj përparimi. Gratë përfaqësohen me kuota, rreth 40%, që ka një intensë rritjeje. Por sa i përket vendimmarrjes, nuk mund të them që në këtë aspekt jam e kënaqur.

Beqiri: Në koalicionin VLEN gruaja është e vlerësuar, ka vendin që e meriton. Ne e kemi analizuar që pozitat më të përshtatshme të jenë në listë. Mendojmë të ndryshojmë disa statute, pasi tani për tani gruaja në Kuvend është vetëm si statistikë ligjore. Gruaja duhet të jetë edhe pjesë e vendimmarrjeve, e propozimit të ligjeve, që zëri i saj të jetë i fuqishëm në Kuvendin e RMV-së, jo vetëm për të plotësuar statistikat”, tha Beqiri.

Imeri: Ajo që kemi diskutuar është propozimi i një ligji që gruaja të jetë më e përfaqësuar në ekzekutiv. Ne kemi një mungesë të madhe të grave që bartin pozita kyçe në ekzekutiv, siç janë ministra e zv.ministra. Mendoj se në këtë drejtim duhet të punojmë më tepër. Siç është me koutë përfaqësimi i gruas në lista zgjedhore, si në nivel lokal, ashtu edhe në qëndror, të jetë e rregulluar me ligj edhe në pushtetin ekzekutiv. Thjeshtë nuk duam numra, por dëshirojmë të pozicionohemi.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Beqiri: Fushata ka qenë e ashpër, duke qenë se qytetarët kanë presion prej policisë. Ata ushtrojnë presion në mënyra të ndryshme, që qytetarët të mos shprehin të drejtën e tyre të lirë që e kanë. Megjithëse kemi edhe përkrahës, aktivistë, që deklarojnë se do të na përkrahin, mirëpo që të mos zbulohen për arsye të presioneve të ndryshme që pushteti qëndror ushtron. Ne mundohemi me çdo kusht t’i inkurajojmë qytetarët, t’i çlirojmë nga ai kompleks. Ata e shohin tashmë se ndryshimi po vjen.

Imeri: Babai im ka qenë një personalitet i rëndësishëm, me lidhje shoqërore me Ali Ahmetin. Ishte një betejë që kërkonte shumë guxim që të dilje kundër. Mirëpo ishin pikërisht këto mospërfillje dhe tjetërsimi i partisë nga e cila unë dola, që na detyruan që të marrim hapa konkrete. Së pari shprehëm pakënaqësinë tonë brenda subjektit politik dhe ajo ra në vesh të shurdhër. Vendosëm të dilnim si fraksion dhe ajo na u pamudësua. Dhe në njëfarë mënyre ne u përjashtuam nga partia.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ahmeti: Shtatorja Tahir Sinanit dëshmon lavdinë e historisë shqiptare
Next Article Snopçe: BDI ua humbi shpresat rinisë, prandaj ndodhën ky largim masiv nga vendi

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?