By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Snopçe: BDI ua humbi shpresat rinisë, prandaj ndodhën ky largim masiv nga vendi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Snopçe: BDI ua humbi shpresat rinisë, prandaj ndodhën ky largim masiv nga vendi
MaqedoniPresident 2024

Snopçe: BDI ua humbi shpresat rinisë, prandaj ndodhën ky largim masiv nga vendi

admin
Last updated: 05/05/2024 18:02
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gostivar, 5 maj – Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit VLEN, Halil Snopçe në aktivitetin e sotëm të rinistëve të VLEN-it, tha se në një shoqëri kur nuk shfrytëzohen kapacitet shoqërore, në atë shoqëri s’ka prosperitet.

“Ne synojmë që ta risim besueshmërinë e sistemit të përgjithësi që rinia të jetë aktive. Vetëm nëse rinia është aktive ne mund të shfrytëzojmë atë energji dhe inteligjencë rinore. Rinia do të jetë aktive në qoftë se ka besueshmëri, ndërsa kur ka besueshmëri ka shpresë dhe ku ka shpresë ka aktinizëm dhe ku ka aktinizëm ka rezultat. Koalicioni VLEN synon që ta kthejë besueshmërinë, shpresën dhe ta trasojmë rrugën që rinia të jetë aktive në proceset e sistemit”, tha Snopçe.

Sipas tij, pushteti 22 vjeçar me skandalet dhe aferat korruptive ka bërë që rinia ta humb shpresën në vend dhe ta kërkojë atë në vendet e huaja.

“Prandaj është ky emigrim i jashtëzakonshëm në vendin tonë. Vet zëvendëskryeministri tha se  prej vitit 2011 deri në vitin 2019 nga Maqedonia janë larguar 700.000 njerëz. Në vitin 2022, qeveria gjermane doli me statistika se 85.000 banorë kanë kërkuar leje qëndrimi dhe shumica absolute janë të rinj dhe shumica e asaj rinie janë shqiptarë”, tha Snopçe.

Ai shtoi se BDI në këto zgjedhje ka dalë me gardën e vjetër, eksponentë të regjimit të Gruevskit dhe asnjë prej ministrave dhe zëvendësministrave është kandidat për deputet.

“Kandidatët për deputetë janë të gjithë njerëzit e gardës së vjetër të Gruevskit dhe regjimi të Gruevskit që ne i themi si regjimi më i korruptuar në shtet. Pra këto janë kandidatë për deputetë, asnjë prej ministrave aktual nuk është kandidat për deputet, asnjë prej zëvenësministrave nuk është kandidat për deputet, as koordinatori i Grupit Parlamentar, që i bie nëse BDI ka qenë e suksesshme, dikush prej tyre duhej të ishte në garë për deputet. Këta shkojnë komplet me gardën e Gruevskit”, tha Snopçe duke theksuar se me përkrahjen rinore të VLEN-it do të arrijë ndryshimi.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article “BDI më përjashtoi”- Dy kandidatet e koalicionit VLEN: Duhet rol më i fortë i gruas
Next Article Xi Jinping nis vizitën në Francë dhe shprehet për mediat vendase

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?