By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Mickoski po shpik kushtetuta dhe ligje inekzistente për të justifikuar përjashtimin e gjuhës shqipe!
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Mickoski po shpik kushtetuta dhe ligje inekzistente për të justifikuar përjashtimin e gjuhës shqipe!
Maqedoni

BDI: Mickoski po shpik kushtetuta dhe ligje inekzistente për të justifikuar përjashtimin e gjuhës shqipe!

admin
Last updated: 28/11/2026 15:06
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 27 nëntor, Argument – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, duke e akuzuar atë se po krijon interpretime të paqena të Kushtetutës dhe ligjeve për të justifikuar, sipas tyre, përjashtimin e gjuhës shqipe dhe cenimin e të drejtave të shqiptarëve.

Nga BDI thonë se deklarata e fundit e Mickoskit, ku arsimin e lartë në gjuhën shqipe e ka cilësuar si një “implant”, dëshmon qasjen e tij përjashtuese ndaj shqiptarëve. Sipas partisë, në Kushtetutën aktuale nuk ekziston asnjë dispozitë që e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe, ndërsa kjo e drejtë është e garantuar me legjislacionin në fuqi.

Kumtesa e plotë:
Që nga ardhja në pushtet, Mickoski çdo ditë na flet për një kushtetutë inekzistente dhe për ligje që nuk ekzistojnë. Deklarata e tij e fundit, se arsimi i lartë në gjuhën shqipe qenka një “implant”, është një tjetër dëshmi e qasjes së tij përjashtuese. Në Kushtetutën në fuqi nuk ekziston asnjë dispozitë që e ndalon arsimin e lartë në gjuhën shqipe. Përkundrazi, kjo e drejtë është e garantuar me legjislacionin në fuqi.

Është paradoksale që pikërisht Mickoski, i cili me veprimet e tij cenon rendin kushtetues dhe juridik, sot mundohet të interpretojë Kushtetutën, duke e shkelur atë, sipas agjendës së tij politike. Me deklarata të tilla ai nuk bën asgjë tjetër veçse nxit tensione ndëretnike dhe krijon pasiguri juridike në vend. Burimi i tensioneve nuk është arsimi në gjuhën shqipe, por politika që vë në pikëpyetje të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe ligj.

Nuk duhet harruar se VMRO-DPMNE, përmes programit të saj që është pjesë edhe e programit qeveritar, paralajmëroi dhe premtoi shfuqizimin e Balancuesit. Më pas, Gjykata Kushtetuese u vu në qendër të procesit që çoi në shfuqizimin e tij, duke hapur rrugë për shkeljes e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Po ashtu, janë shfuqizuar emërtimet e rrugëve dhe shesheve në Tetovë, ndërsa VMRO-DPMNE është një nga parashtrueset e iniciativave që synojnë shfuqizimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Pikërisht kjo qeveri përjashtoi diasporën nga përllogaritja, dhe rrjedhimisht në mënyrë jokushtetuese dhe joligjore zvogëloi numrin e këshilltarëve nëpër komunat kryesisht shqiptare.

Me këtë qasje, Maqedonia e Veriut po largohet nga parimet e bashkëjetesës, barazisë dhe marrëveshjes mbi të cilat është ndërtuar rendi i saj kushtetues. I bëjmë thirrje Mickoskit të heqë dorë nga retorika përjashtuese, të ndalë nxitjen e tensioneve dhe të respektojë Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. BDI do të vazhdojë të angazhohet dhe të përballet me çdo përpjekje për cenimin e të drejtave të garantuara, duke mbrojtur sigurinë juridike, barazinë dhe rendin kushtetues të vendit.

Kërkojmë që VLEN-i të distancohet publikisht dhe menjëherë nga këto politika, të braktisë Qeverinë dhe institucionet, përndryshe do të jetë bashkautor dhe bashkëfajtor në këto politika përjashtuese, nxitëse dhe degraduese.

You Might Also Like

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell

Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin

Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik

Nisin punimet për rikonstruimin e shkollës në Sopot

Ali Ahmeti viziton Odën Folklorike Shqiptare në Zvicër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Burg për Aleksandar Lazarovin, i cili u arratis nga stacioni policor në Koçan përmes dritares
Next Article Aludimet e Arlindës për orientimin seksual të Shqiponjës, reagojnë familjarët: Deklaratat janë të papranueshme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?