By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI ngre dyshime për Phoenix Pharma: “Insulina është çështje e sigurisë shëndetësore”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI ngre dyshime për Phoenix Pharma: “Insulina është çështje e sigurisë shëndetësore”
Maqedoni

BDI ngre dyshime për Phoenix Pharma: “Insulina është çështje e sigurisë shëndetësore”

admin
Last updated: 16/11/2026 12:03
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 16 nëntor, argument.mk/ – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka ngritur dyshime lidhur me pronësinë dhe kontrollin mbi kompaninë Phoenix Pharma, duke pretenduar se ajo ka kaluar nën kontrollin e kompanisë serbe VEGA, të cilën partia e lidh me biznesmenin Dejan Çakajac, bashkëpronar i kompanisë së lojërave të fatit Mozzart.

Në një konferencë për media, zëdhënësja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli tha se Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës, më 3 prill 2025, me vendimin nr. 08-55, ka miratuar blerjen e Phoenix Pharma nga kompania serbe VEGA.

Sipas BDI-së, çështja merr rëndësi të veçantë për shkak të rolit të kompanisë në furnizimin e institucioneve shëndetësore me barna, veçanërisht me insulinë.

“Vetëm gjatë vitit 2026, Vega Pharmaceuticals ka fituar mbi 50 kontrata publike në Ministrinë e Shëndetësisë dhe në klinika të ndryshme, me vlerë që tejkalon shumat milionëshe në euro. Vetëm për insulinën, bëhet fjalë për rreth 10 milionë euro”, tha zëdhënësja e BDI-së, Arta Bilalli Zendeli

Partia pretendon se miratimi i këtij transaksioni duhet të jetë shoqëruar me një vlerësim të posaçëm të rreziqeve për sigurinë e furnizimit me insulinë dhe barna.

“Insulina nuk është biznes i zakonshëm. Është ilaç jetik dhe furnizimi me të është çështje e sigurisë shëndetësore të shtetit”, u shpreh BDI-ja.

Në këtë kuadër, partia kërkoi përgjigje se kush e ka vlerësuar rrezikun për sigurinë e furnizimit me insulinë, përse Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës e ka miratuar përqendrimin dhe nëse ka pasur ndikim politik në procesin e vendimmarrjes.

BDI-ja ngriti gjithashtu pyetje lidhur me rolin e anëtarit të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, Valon Elezi, duke pyetur nëse ai ka pasur dijeni për çështjen.

Partia kërkoi publikimin e plotë të analizës mbi të cilën është bazuar miratimi i transaksionit, si dhe të gjitha kontratave për furnizim me insulinë për periudhën 2025–2027.

“Pas bankave dhe telekomunikacionit, tani shtrohet pyetja edhe për kontrollin mbi insulinën”, tha Zendeli, duke e cilësuar furnizimin me insulinë si çështje që lidhet drejtpërdrejt me shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Në fund, BDI-ja ngriti edhe skenarin e mundshëm të problemeve financiare apo operative të kompanisë në Serbi, duke pyetur nëse një situatë e tillë do të mund të ndikonte në furnizimin e Maqedonisë së Veriut me barna dhe insulinë.

You Might Also Like

Lukarevska: Çdo i treti fëmijë jeton nën pragun e varfërisë, buxheti i ri shkurton nga më të rrezikuarit

Kristijan Koraboski, dhunuesi i 26-vjeçares në Ohër kishte 1.29 promil alkool në gjak

Kovaçevski: Investime të reduktuara në spitale, shkolla dhe bujqësi, buxheti i ri nuk sjell një standard më të mirë jetese

Forumi i Grave i VLEN-it kërkon drejtësi të paanshme për viktimat e dhunës ndaj grave!

Mickoski dënon rrahjen e vajzës në Ohër: Autori i sulmit do të përballet me drejtësinë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article E papritur, Romelu Lukaku pensionohet nga Belgjika
Next Article Filipçe: Në buxhet nuk ka para për rritjen e pagave dhe për zhvillim, ka vetëm për borxhe dhe kamata
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?