By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: Sektori i sigurisë nuk guxon të jetë instrument i dominimit etnik dhe revanshizmit politik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: Sektori i sigurisë nuk guxon të jetë instrument i dominimit etnik dhe revanshizmit politik
Maqedoni

BDI: Sektori i sigurisë nuk guxon të jetë instrument i dominimit etnik dhe revanshizmit politik

admin
Last updated: 13/05/2025 10:04
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 maj – BDI sot përmes një kumtese shpreh shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit në MPB dhe URMV, ku në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike po kryhet degradimi dhe përjashtimi i pjesëtarëve të popullit shqiptar nga pozitat udhëheqëse.

“Rasti i fundit i shkarkimit të të gjithë zëvendësshefave shqiptarë dhe emërimi i të afërmve të Kryetarit të Komunës në Stacionin Policor të Butelit përbën jo vetëm një skandal institucional, por edhe një sinjal të rrezikshëm për rikthimin e ekskluzivitetit dhe diskriminimit në sektorin më të ndjeshëm – atë të sigurisë.

Veçanërisht shqetësues është fakti që kjo ndodh në Butel, një nga komunat më të theksuara multietnike në kryeqytet, ku shqiptarët përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullsisë.

Emërimet njëetnike dhe partiake në strukturat e sigurisë, si dhe degradimi poshtërues i kuadrove profesionale policore me përkatësi etnike shqiptare, minojnë parimin e përfshirjes, shtyllë kyçe e Marrëveshjes së Ohrit.

Pikërisht prania dhe përfaqësimi i drejtë i shqiptarëve në polici dhe ushtri ishin parakushte për stabilizimin e marrëdhënieve ndëretnike pas vitit 2001.

Sot, po shohim një proces të kundërt: çmontimin e mekanizmave të balancës, që çon drejt rikthimit të mosbesimit dhe ndjenjës së përjashtimit te një popull i tërë”, thonë nga BDI.

Nga atje i bëjnë thirrje Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, MPB-së, si dhe bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht garantuesit e Marrëveshjes së Ohrit, të reagojnë menjëherë dhe pa ekuivoke.

“Sektori i sigurisë nuk guxon të jetë instrument i dominimit etnik dhe revanshizmit politik”, thonë nga BDI.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Murtezani dhe Superti me angazhim të përbashkët për progresin e reformave dhe hapjen e Klasterit të parë
Next Article Kurti heshtazi kalon pas pyetjeve të gazetarëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?