By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Murtezani dhe Superti me angazhim të përbashkët për progresin e reformave dhe hapjen e Klasterit të parë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Murtezani dhe Superti me angazhim të përbashkët për progresin e reformave dhe hapjen e Klasterit të parë
Maqedoni

Murtezani dhe Superti me angazhim të përbashkët për progresin e reformave dhe hapjen e Klasterit të parë

admin
Last updated: 13/05/2025 10:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 13 maj – Në kuadër të vizitës dyditore pune në institucionet e Bashkimit Evropian në Bruksel, Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani sot mbajti takim edhe me Valentina Superti, Drejtoreshë në Drejtorinë e përgjithshme për zgjerim dhe fqinjësi lindore (DG ENEST) në Komisionin Evropian.

Diskutimet, siç bënë të ditur nga Ministria e Çështjeve Evropiane, u zhvilluan në kontekst të fazës së avancuar të përgatitjeve për hapjen e Klasterit 1 (Vlerat Themelore), ku theksi i veçantë u vendos në përmbushjen përcaktuesve për hapje që janë parakusht për hapjen e këtij klasteri, të përcaktuar në Kornizën Negociuese.

Ministri Murtezani informoi se Qeveria e Maqedonisë së Veriut tanimë i finalizon dokumentet thelbësore strategjike: Udhërrëfyesin për sundimin e së drejtës, si dhe Planin shoqërues të veprimit për mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të pakicave dhe komuniteteve dhe Udhërrëfyesin për reformat në administratën publike; më çka praktikisht rrumbullakohet përmbushja e kushteve dhe hapet rruga për fillimin formal të negociatave, duke filluar me hapjen e Klasterit të parë.

Murtezani theksoi se këto dokumente janë rezultat i koordinimit të rrënjësor me Komisionin Evropian dhe përfshirjen e palëve të interesuar relevant nga sektori institucional, civil dhe ai i ekspertëve, duke përfshirë edhe prezantimet publike para organeve kompetente parlamentare. Versioni përfundimtar i dokumenteve po harmonizohet me Komisionin Evropian, përpara miratimit të tyre formale nga Qeveria.

Në mënyrë shtesë, u shqyrtuan aktivitetet aktuale lidhur me zbatimin e Agjendës Reformuese 2024–2027 dhe Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë procesin e vlerësimit të Kërkesës së parë për pagesën e mjeteve, të dorëzuar në Komisionin Evropian më 14 mars të këtij viti.

U diskutuan edhe reformat e planifikuara për realizim deri në qershor 2025, veçanërisht në sferën e energjetikës, transformimit digjital, mjedisit të biznesit dhe sundimit të së drejtës.

Superti përshëndeti përkushtimin e Qeverisë në përmbushjen e detyrimeve të saj dhe qasjen proaktive në ndërtimin e strukturës institucionale funksionale për menaxhimin e procesit euro-integrues.

Bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e komunikimit të rregullt dhe të hapur, si parakusht për perspektivë të besueshme evropiane dhe realizimin e rezultateve të qarta në afrimin drejt BE-së.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Më së shumti shi në Strumicë
Next Article BDI: Sektori i sigurisë nuk guxon të jetë instrument i dominimit etnik dhe revanshizmit politik

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?