By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BDI: “VLEN” nuk është tjetër veçse dega e VMRO-DPMNE-së”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BDI: “VLEN” nuk është tjetër veçse dega e VMRO-DPMNE-së”
Maqedoni

BDI: “VLEN” nuk është tjetër veçse dega e VMRO-DPMNE-së”

admin
Last updated: 05/10/2025 12:58
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 tetor – Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ndaj shfaqjes së përbashkët të Kryeministrit Mickoski dhe kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në inspektimin e punimeve në shkollën “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, një ditë pas takimit të Mickoskit me Kryeministrin serb, me ç’rast larg syve të opinionit mbeten marrëveshjet për të cilat ranë dakord.

Në mes të fushatës zgjedhore, bëhet gjithnjë e më e qartë se “VLEN” nuk është tjetër veçse dega e VMRO-DPMNE-së te shqiptarët. Kryeministri nuk ka nevojë të kandidojë kandidatë në Tetovë, Çair, Gostivar, Strugë e gjetiu, sepse kandidatët e “VLEN-it” janë në realitet kandidatët e tij politikë.

Mickoski e mbështet Bilall Kasamin jo rastësisht, por sepse askush më mirë se Kasami nuk do ta pranonte një “donacion serb” për ndërtimin e kishës në Tetovë dhe për rikonstruksionin e shkollës “Kiril Pejçinoviq”.
Ajo që qytetarët ende nuk e dinë, dhe që duhet ta dinë, është qëllimi i vërtetë i këtij donacioni dhe çfarë borxhi politik apo financiar ka marrë Kasami nga kompania serbe që e ofroi. Transparenca është zero, ndërsa dyshimet për ndikime të jashtme janë të thella.

Në vend që t’u shërbejë qytetarëve, kryetari i Tetovës u shërben planeve të Mickoskit dhe politikave të “botës serbe” që gjithnjë e më tepër zgjeron ndikimin e saj përmes projekteve të dyshimta dhe financimeve të errëta.

BDI kërkon sqarime të menjëhershme për këtë marrëveshje, për burimin e mjeteve, për qëllimin e tyre dhe për përfituesit realë. Qytetarët e Tetovës meritojnë llogaridhënie, jo propagandë.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Izet Mexhiti: Për qytetarët e Çairit, zgjedhjet janë një referendum për cilësinë e jetës
Next Article Çmimi i drurit për ngrohje çdo vit shënon rritje

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?