By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BE: Integrimi i Ukrainës e Ballkanit Perëndimor imperativ gjeopolitik, por “zgjerimi është procedurë me një sërë hapash”
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BE: Integrimi i Ukrainës e Ballkanit Perëndimor imperativ gjeopolitik, por “zgjerimi është procedurë me një sërë hapash”
MaqedoniTOP LAJM

BE: Integrimi i Ukrainës e Ballkanit Perëndimor imperativ gjeopolitik, por “zgjerimi është procedurë me një sërë hapash”

admin
Last updated: 20/02/2025 19:30
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 20 shkurt – Komisioni Europian sot ka thënë se zgjerimi mbetet një prioritet për bllokun, duke shtuar se ai është një investim gjeopolitik për paqen, sigurinë dhe stabilitetin për të gjithë kontinentin e Europës.

Këto komente i bëri zëdhënësi për zgjerim i BE-së, Guillaume Mercier, kur u pyet nëse Komisioni do të jetë në gjendje të përshpejtojë anëtarësimin e Ukrainës apo të vendeve të Ballkanit pasi situatës së krijuar të raporteve SHBA-BE rreth Ukrainës dhe nëse BE ka një strategji të re për zgjerimin.

Ai tha se pushtimi i Ukrainës nga Rusia e nënvizoi edhe njëherë rëndësinë gjeopolitike të zgjerimit dhe shtoi se ky është një synim të cilin e ka theksuar edhe presidentja e KE-së.

“Zgjerimi është imperativ gjeopolitik dhe ndihmon që të kompletojë Unionin tonë. Kjo është një mundësi, një dritare për momentin për këto vende që t’i bashkohet BE-së. Është e rëndësishme të theksohet se në këtë kornizë, zgjerimi është një procedurë me një sërë hapash dhe këto masa duhet të zbatohen nga vendet e ndryshme që duan të anëtarësohen në BE”.

Ai përmendi instrumentet që ka BE për ta bërë këtë realitet dhe për Ballkanin Perëndimor tha se është Plani i Rritjes.

Mercier u pyet nga një gazetare edhe për qëndrimet kundër zgjerimit të qytetarëve brenda BE-së.

“Kur flasim për njerëz të zakonshëm, ka shumë që janë kundër zgjerimit…Përpara se vendet të pranohen, a do të ketë ndonjë lloj referendumi? A do të konsultohet publiku apo do të diskutohet vetëm në Këshill?”, ishte pyetja e një gazetareje në konferencën e sotme për media të KE.

Mercier në përgjigje përmendi kushtet që duhet të plotësojnë vendet që duan të bashkohen dhe tha se për këtë marrin vendim të gjitha shtetet anëtare.

“Ky është një proces që merr kohë, një numër i madh hapash duhet të përmbushën. Është një vendim që kërkon që shtetet anëtare të marrin një vendim unanim. Komisioni i ndihmon vendet që duan të aderojnë, duke i ndihmuar ata me reforma, si dhe reforma ekonomike”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ai përmendi që vendet duhet të mbyllin kapitujt dhe reformat duhet të ndërmerren.

“Dhe kur të përfundojë kjo punë, në këtë fazë, një vendim duhet të merret nga të gjitha vendet anëtare

Ai tha se natyrisht që do të ketë debate në parlamentet kombëtare të vendeve anëtare.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Pra, do të ketë debate që shkojnë përtej Brukselit”.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Siguria në trafik/ Rekomandohet ashpërsim i kontrolleve dhe dënimeve për shkelësit
Next Article Mot i kthjellët dhe shumë i ftohtë, temperaturat e mëngjesit minus

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?