By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Siguria në trafik/ Rekomandohet ashpërsim i kontrolleve dhe dënimeve për shkelësit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Siguria në trafik/ Rekomandohet ashpërsim i kontrolleve dhe dënimeve për shkelësit
Maqedoni

Siguria në trafik/ Rekomandohet ashpërsim i kontrolleve dhe dënimeve për shkelësit

admin
Last updated: 20/02/2025 18:11
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 shkurt – Deputetët njëzëri miratuan konkluzionet e debatit publik për sigurinë në trafik. Nevoja për ashpërsimin e politikës ndëshkuese përmes ndryshimit të Kodit Penal dhe ndryshimit dhe plotësimit të 4 ligjeve si dhe nevoja për përshpejtimin e aktiviteteve për zbatimin e plotë dhe efikas të sistemit “Safe City”, më së voni deri në fund të këtij viti, janë vetëm dy nga gjithsej 12 konkluzionet e miratuara.

“Theksohet nevoja për ashpërsimin e politikës ndëshkuese përmes ndryshimit dhe plotësimit të Kodit Penal, Ligjit për Kundërvajtjet, Ligjit për Sigurinë e Trafikut Rrugor, Ligjit për Rrugët Publike, Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve dhe harmonizimit të ndërsjellë të tyre, më së voni deri në fund të vitit 2025… Gjithashtu, kërkohet përshpejtimi i aktiviteteve për zbatimin e sistemit “Qyteti i Sigurt”, si në aspektin e infrastrukturës teknike ashtu edhe në harmonizimin e ligjeve të nevojshme për funksionimin e sistemit, më së voni deri në fund të vitit 2025”, deklaroi Lupço Prenxhov, Kryetar i komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

Rekomandohet që të hartohet plan strategjik ndërinstitucional për rrjet të përbashkët të MPB-së me gjykatat dhe prokurorinë, me qëllim të komunikimit më të shpejtë elektronik dhe uljen e mundësisë për keqpërdorim të sistemit.

“Theksohet nevoja që institucionet përkatëse të sigurojnë kontroll më të madh mbi autoshkollat dhe edukim të vazhdueshëm instruktorëve për trajnimin e kandidatëve për shoferë.06:48 Theksohet nevoja që institucionet përkatëse të sigurojnë kontrolle më të rrepta në qendrat e kontrollit teknik të automjeteve që hyjnë në qarkullim. Theksohet nevoja për masa parandaluese dhe rekomandohet që Këshilli Republikan për Sigurinë e Trafikut Rrugor të forcojë aktivitetet për rritjen e kulturës së sigurisë në trafik”, shtoi Lupço Prenxhov, Kryetar i komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive.

Konkluzionet do t’u dorëzohen institucioneve kompetente dhe pritet që ndaj tyre të veprohet më së voni deri në fund të vitit. Debati publik, u iniciua pas aksidentit tragjik më 29 janar, kur Frosina Kullakova u përplas për vdekje nga një 20 vjeçar i cili ishte nën ndikimin e alkoolit dhe pa patentë shoferi.

You Might Also Like

Çfarë fshihet nën Kalanë e Samoilit? Arkeologët kanë nisur sërish gërmimet në Ohër

Lija e deleve shkakton katastrofë në blegtori

Zoran Efremovit: Gruevskit iu ofrua kthimi dhe liria, me një kusht – të largohej përgjithmonë nga politika

Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër, po shterin lumin Treska

Nesër fillon gjykimi kundër ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Së shpejti do të nisin funksionimin çerdhet në Mateç të Likovës dhe Haraçinë
Next Article BE: Integrimi i Ukrainës e Ballkanit Perëndimor imperativ gjeopolitik, por “zgjerimi është procedurë me një sërë hapash”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?