By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BE-ja gjobit Apple me 1.8 miliardë euro për kufizimet ndaj transmetuesve të muzikës në App Store
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Teknologji > BE-ja gjobit Apple me 1.8 miliardë euro për kufizimet ndaj transmetuesve të muzikës në App Store
Teknologji

BE-ja gjobit Apple me 1.8 miliardë euro për kufizimet ndaj transmetuesve të muzikës në App Store

admin
Last updated: 05/03/2024 12:42
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE-ja pas hetimit që zbuloi se kishte kufizuar qasjen e konsumatorëve te shërbimet e transmetimit të muzikës si Spotify.

Gjoba është gati katër herë më e lartë sesa pritej nga Komisioni Evropian si shenjë vendosmërie ndaj kompanive teknologjike që abuzojnë me pozitën e tyre dominuese në tregje.

Komisionerja evropiane, Margrethe Vestager, tha se një gjobë më e vogël nuk do ishte asgjë më shumë sesa e barabartë me një “gjobë parkimi”, shkruan the Guardian.

“Rregullat e Apple përfunduan duke dëmtuar konsumatorët. Informacioni kritik u fsheh në mënyrë që konsumatorët të mos bënin zgjedhje efektive. Disa konsumatorë mund të kenë paguar më shumë sepse nuk ishin të vetëdijshëm se mund të paguanin më pak nëse abonoheshin në tjera aplikacione”, shtoi komisionerja.

Në një deklaratë, Komisioni Evropian tha se “hetimi ndaj Apple zbuloi se kompania ndalon shërbimet e transmetimit të muzikës që të informojnë përdoruesit për shërbime alternative dhe më të lira abonimi”.

Hetimi i nisur pas një ankese nga Spotify, u përqendrua në një kufizim që i pengonte shërbimeve tjera t’u tregonin përdoruesve të pajisjeve Apple për alternativa tjera të transmetimit të muzikës.

Spotify dhe shumë aplikacione tjera kanë qenë kritikë të gjatë të App Store nga Apple, pasi sipas tyre ajo mbyt konkurrencën duke ngarkuar një tarifë prej 30 për qind për blerjet brenda aplikacionit.

Megjithatë, Apple ka njoftuar planet për të lejuar klientët e BE-së të shkarkojnë aplikacione edhe nga jashtë aplikacionit të saj.

Duke iu përgjigjur gjobës së marrë, gjiganti teknologjik tha se “vendimi u mor pavarësisht dështimit të komisionit për të zbuluar prova të besueshme të dëmtimit të konsumatorit, duke injoruar realitetin e një tregu që po rritet me shpejtësi”.

You Might Also Like

Platforma X prezanton funksionin e ri “History” që zëvendëson Bookmarks

Mira Murati dëshmon në gjyqin Musk-Altman: Sam krijonte kaos në OpenAI

SCUF Omega kontrollor i ri për PlayStation 5 – përdoret gjithashtu edhe për PC, si dhe pajisjet iOS dhe Android

Telefoni T1 i Trumpit gati për lansim pas muajsh vonesash

Google Chrome mund të ketë instaluar një model AI në pajisjen tuaj pa e ditur ju

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjendet një Ferrari i vjedhur 28 vjet më parë
Next Article Emily Ratajkowski duket shumë elegante, gjatë një daljeje në New York

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Editorial / Koha për Referendum në Maqedoni të Veriut, le të vendosin qytetarët e jo politikanët
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM
Komisioni për Sëmundje Infektive: Rrezik i ulët nga hantavirusi në Maqedoni
Maqedoni
Bie numri i porsalindurve për 30 % në dhjetë vite
Maqedoni
Petar Arsovski: Nuk është në rregull që Kodi Zgjedhor të miratohet pa opozitën, por edhe LSDM duhet të mendojë të kthehet prapa
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?