Emily Ratajkowski dukej sikur ishte gati për një takim pune të hënën herët në mëngjes në New York City.
Modelja 32-vjeçare zgjodhi një pallto lëkure të zezë dhe pantallona ngjyrë kafe deri në fund të këmbëve.
Pjesa e sipërme e saj ishte një bluzë e zezë e t hjeshtë, shkruan DailyMail.
Ajo e kombinoi dukjen me syze dhe flokët e saj të shkurta ngjyrë kafe të lëshuara poshtë, ndërsa mbante grim natyral.
Ish-modelja e “Victoria’s Secret” kishte një çantë mbi supe që dukej gjysmë e hapur.
Kjo vjen pasi Ratajkowski tha se dëshiron të ketë një 2024 ‘më private’.
Aktorja është e njohur për të shprehur mendimin e saj dhe duke qenë e sinqertë për jetën e saj në podkastin e saj ‘High Low with EmRata’, por ajo planifikon t’i kalojë muajt e ardhshëm duke u reflektuar më shumë dhe duke bërë ‘punë të brendshme’ për veten.