By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BE-ja i liroi mjetet nga kësti i parë për Maqedoninë e Veriut përmes Instrumentit për Rritje për Ballkanin Perëndimor
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > BE-ja i liroi mjetet nga kësti i parë për Maqedoninë e Veriut përmes Instrumentit për Rritje për Ballkanin Perëndimor
MaqedoniTOP LAJM

BE-ja i liroi mjetet nga kësti i parë për Maqedoninë e Veriut përmes Instrumentit për Rritje për Ballkanin Perëndimor

admin
Last updated: 01/09/2025 11:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shtator – Me Vendim  të Komisionit Evropian për zbatimin dhe miratimin e lirimit të parë të mjeteve për Republikën e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Instrumentit për reforma dhe rritje për Ballkanin Perëndimor, u miratua pagesa e parë e mjeteve për vendin tonë.

Me këtë Vendim, informoi sot Ministria për Çështje Evropiane, janë miratuar neto shuma prej rreth 2.3 milionë euro si ndihmë e pakthyeshme, dhe si shumë neto prej rreth 2 milionë euro si huamarrje, të cilat do të jenë të disponueshme përmes Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, dhe shuma neto prej rreth 3.7 milionë euro, që përfaqëson pjesën e mbetur të huamarrjes të dedikuar për mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore. Në këtë shumë nuk janë përfshirë rreth 3.6 milionë euro, të cilat janë të dedikuara për shlyerjen e një pjese të mjeteve të cilat shteti i ka arkëtuar më parë si parafinancim.

Mjetet janë siguruar pas dorëzimit të Kërkesës nga ana e ministrit për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, i cili, si koordinator nacional për Instrumentin për reforma dhe rritje, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa përmes Ministrisë për Çështje Evropiane, e dorëzoi të gjithë dokumentacionin për hapat nga Agjenda reformuese 2024–2027, me afat të realizimit deri në dhjetor të vitit 2024 (respektivisht deri në shkurt të vitit 2025).

Kërkesa përfshinte reformat në më shumë fusha. Në fushën e menaxhimit të financave publike ishin paraparë ndryshime ligjore për menaxhim buxhetor më efikas dhe më transparent. Në fushën energjetikë u krijuan struktura të reja menaxhuese për zbatimin e planit për tranzicion të drejtë. Në fushën e mjedisit të biznesit u vendosën rregulla të reja për pavarësi në menaxhimin me kompanitë shtetërore. Në fushën e sundimit të ligjit u parashikuan masa për plotësimin e rregullt të pozicioneve të gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë në përputhje me projeksionet afatgjata të këshillave kompetent.

“Sipas vlerësimit të Komisionit Evropian, plotësisht janë realizuar dy hapa: sjellja e Ligjit për Kontroll të Brendshëm Financiar Publik dhe ndryshimet e Ligjit për Shoqatat Tregtare. Kjo paraqet 40 për qind të realizimit të hapave, gjegjësisht 50 për qind në raport me mjetet. Për hapat e mbetur, Komisioni konstatoi se nuk janë realizuar plotësisht dhe për to është paraparë periudhë shtesë (grace period) deri në 24 muaj, përkatësisht deri në muajin dhjetor të vitit 2026. Kjo do të thotë se shteti ka kohë shtesë për realizimin e tyre dhe për lirimin e mjeteve të mbetura nga mjetet e përgjithëshme të alokuara, të cilat arrijnë një shumë prej rreth 17,1 milionë euro”, thuhet në kumtesën e Ministrisë për Çështje Evropiane.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Maqedonia e Veriut në vendin e 51-të sipas Indeksit global për paqe për vitin 2025
Next Article Mexhiti: Bajram Vardar me një grup ekspertësh të njohur nga Turqia të angazhuar në hartimin e Master planit për Çairin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?