By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Mexhiti: Bajram Vardar me një grup ekspertësh të njohur nga Turqia të angazhuar në hartimin e Master planit për Çairin
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Mexhiti: Bajram Vardar me një grup ekspertësh të njohur nga Turqia të angazhuar në hartimin e Master planit për Çairin
Maqedoni

Mexhiti: Bajram Vardar me një grup ekspertësh të njohur nga Turqia të angazhuar në hartimin e Master planit për Çairin

admin
Last updated: 01/09/2025 11:33
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 1 shtator – Një ekip ekspertësh nga Turqia me në krye Bajram Vardarin është angazhuar për të përpiluar Master planin zhvillimor të kandidatit për kryetar komune në Çair, Izet Mexhiti, aktualisht zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor.

Përvoja e tyre në planifikimin urban, arkitekturë dhe menaxhim hapësinor pritet të garantojë një vizion modern dhe të qëndrueshëm për komunën.

“Në grupin e ekspertëve mes të tjerëve bëjnë pjesë edhe Nadir Dogan, planifikues urban i diplomuar në Universitetin ‘Gazi’, themelues i kompanisë ND İMAR A.Ş. dhe ekspert në hartimin e planeve hapësinore në shkallë të gjerë për qytetet si Stambolli, Bursa, Koxhaeli e Trabzoni, si dhe projekte të shumta për transformim urban. Pastaj dr. Mustafa Tutar, arkitekt i diplomuar në Universitetin teknik të Stambollit me master në Universitetin e Misurit në SHBA dhe doktoraturë në fushën e urbanizmit. Ai është pedagog universitar dhe themelues i kompanisë ‘Saydam Tasarım’ me mbi 800 projekte ndërkombëtare në fushën e dizajnit dhe vizualizimit arkitekturor”, theksohet në komunikatë.

Krahas tyre, në ekip bëjnë pjesë edhe ekspertë të tjerë nga Turqia, të cilët së bashku me ekspertë të urbanistikës e arkitektë lokal do të kontribuojnë në hartimin e një Master plani që synon ta pozicionojë Çairin si model të zhvillimit të qëndrueshëm në Shkup, theksohet në kumtesë.

Më herët këtë muaj në profilin e tij në Fejsbuk, zëvendëskryeministri Mexhiti publikoi emrin e njohur të arkitektit nga Turqia i cili do të jetë në rrethin e ngushtë të bashkëpunëtorëve i cili tashmë është i angazhuar në konceptin e ri për zhvillimin urban të Komunës së Çairit.

“Ngjashëm me Stambollin ose Bursën, sfidat edhe këtu në Çair janë të ngjashme. Ne kemi qenë edhe në Barcelonë dhe ai qytet është rinovuar. Ne do të zhvillojmë një Master plan për Çairin së bashku me qytetarët dhe gjithashtu do të zhvillojmë një plan implementimi. Pastaj do të zhvillojmë shtyllat e këtij Master plani”, thotë mes tjerash arkitekti Bajram Vardar në video- bisedën me Mexhitin.

Bajram Vardar ka qenë pjesë e ekipit të Rexhep Taip Erdoganit gjatë periudhës kur ai ishte kryetar i bashkisë së Stambollit dhe ka qenë urbanisti kryesor i qytetit të Bursës me çka drejtpërdrejt ka ndikuar në zhvillimin urban të këtyre dy qyteteve me një popullsi prej miliona banorësh.

Bajram Vardar është me origjinë shqiptar nga Shkupi.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article BE-ja i liroi mjetet nga kësti i parë për Maqedoninë e Veriut përmes Instrumentit për Rritje për Ballkanin Perëndimor
Next Article Rama: 37 mijë nxënës nisin vitin e ri shkollor në Prishtinë me kurikula digjitale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?