By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: BE vite drite larg marrëveshjes për buxhetin afatgjatë të bllokut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > BE vite drite larg marrëveshjes për buxhetin afatgjatë të bllokut
Bota

BE vite drite larg marrëveshjes për buxhetin afatgjatë të bllokut

admin
Last updated: 28/11/2026 14:53
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Bruksel, 26 nëntor, Zhurnal.mk – Udhëheqësit e Bashkimit Evropian po diskutojnë  sot në një takim buxhetin e ardhshëm shtatëvjeçar të bllokut, në përpjekje për të gjetur një qëndrim të përbashkët, por dallimet e mëdha mes pozicioneve të tyre e bëjnë të pamundur një përparim të shpejtë në negociata.

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, u bëri thirrje udhëheqësve që t’i hyjnë negociatave të vështira “me mendje të hapur, një qasje konstruktive dhe frymë kompromisi”, teksa mbërriti në samitin e BE-së sot në mëngjes.

Costa thirri takimin e udhëheqësve në përpjekje për të pajtuar qëndrimet e ndryshme mes vendeve të pasura të BE-së, të cilat kontribuojnë me një pjesë të madhe në buxhetin e përbashkët dhe kërkojnë të ridrejtojnë shpenzimet drejt prioriteteve të reja, si mbrojtja dhe konkurrueshmëria, dhe vendeve më pak të pasura, të cilat druhen për subvencionet që përfitojnë.

Buxheti për vitet 2028–2034 duhet të jetë i balancuar dhe të sigurojë mbështetje për fermerët dhe rajonet, por gjithashtu të mundësojë më shumë investime në siguri, mbrojtje dhe konkurrueshmëri, deklaroi Costa.

Ai synon të afrojë qëndrimet për vlerën e përgjithshme të buxhetit, shpërndarjen e fondeve ndërmjet prioriteteve të ndryshme dhe burimet e reja të të ardhurave për BE-në.

Merz përsërit kërkesën për shkurtimin e propozimit të buxhetit të BE-së

Secili prej 27 vendeve anëtare të bllokut  kontribuon në buxhetin e përbashkët të BE-së në bazë të madhësisë së ekonomisë së tij. Kjo do të thotë se ekonomitë e pasura, si Gjermania, paguajnë një pjesë më të madhe.

Kancelari gjerman Friedrich Merz këmbënguli sërish sot në kërkesën e tij për të ulur më tej vlerën e buxhetit afatgjatë, në mënyrë që të shmanget një rritje e ndjeshme e kontributit financiar të Gjermanisë.

“Buxheti është ende tepër i lartë. Në fund të fundit, shtetet anëtare duhet të jenë në gjendje të përballojnë të gjithë koston. Evropës i duhen financa publike të shëndosha”, u tha ai gazetarëve. Merz përjashtoi mundësinë e marrjes së borxheve të reja.

Fundjavën e kaluar, Costa paraqiti një propozim të ri kompromisi, me një vlerë të përgjithshme prej 1,78 trilionë eurosh (1,95 trilionë dollarë) për periudhën shtatëvjeçare, rreth 204 miliardë euro më pak se propozimi fillestar i Komisionit Evropian.

Megjithatë, propozimi i Costës është ende më i lartë se buxheti aktual, i cili mbulon periudhën 2021–2027.

Prioritetet e buxhetit duhet të jenë “një ekonomi e begatë” dhe “kapacitete më të mira mbrojtëse”, tha Merz, duke shtuar se udhëheqësit janë “vetëm në fillim të këtyre negociatave”.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, vendi i së cilës përfiton nga subvencionet rajonale të BE-së, paralajmëroi kundër shkurtimit të këtyre pagesave mbështetëse.

“Ne nuk jemi të përgatitur të miratojmë një buxhet sipas të cilit do të na duhej të jepnim më shumë dhe të merrnim më pak”, deklaroi ajo.

Sipas kryeministres italiane, Bashkimi Evropian është “vite dritë larg” arritjes së një marrëveshjeje për buxhetin.

Udhëheqësit e BE-së nuk pritet të arrijnë një marrëveshje këtë javë në Bruksel, por Costa pret që ata të bien dakord deri në fund të këtij viti.

Negociatat janë ndërlikuar gjithashtu nga kërkesa e Merz për të lidhur bisedimet mbi buxhetin me diskutimet për financimin e ndihmës shtesë për Ukrainën.

You Might Also Like

Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës

Policia indiane shpërndan me topa uji protestuesit para zyrave të Meta-s

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, Arabia Saudite intercepton raketën drejt Riadit, luftime në Jemen

Italia mohon bashkëpunimin me Kievin në Libi: Nuk ishim në dijeni të operacionit, Zelensky nuk na informoi

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Cigaret do të shtrenjtohen në Maqedoni, plani për të ulur duhanpirjen
Next Article Guvernatori Ismaili në BQE: Forcimi i dialogut për qëndrueshmërinë ekonomike dhe të ardhmen e pagesave evropiane

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?