By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Begaj pret ambasadorin e Kazakistanit: Interes për vendosjen e një linje direkte fluturimi Tiranë-Astana
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Begaj pret ambasadorin e Kazakistanit: Interes për vendosjen e një linje direkte fluturimi Tiranë-Astana
Shqipëri

Begaj pret ambasadorin e Kazakistanit: Interes për vendosjen e një linje direkte fluturimi Tiranë-Astana

admin
Last updated: 17/09/2024 12:26
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Kazakistanit në Shqipëri,  Iskander Aisariyev.

Presidenti Begaj i uroi Aisariyev mirëseardhjen në Shqipëri si Ambasadori i parë rezident i Kazakistanit në Tiranë, duke i garantuar mbështetjen e institucioneve shqiptare përgjatë shërbimit të tij diplomatik në vendin tonë.

“Hapja e Ambasadës së Kazakistanit në Tiranë dëshmon vullnet për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona mike”, theksoi Presidenti Begaj gjatë takimit me Ambasadorin Aisariyev, të cilit i shprehu vullnetin politik për të mbështetur dhe intensifikuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Presidenti i Republikës theksoi rëndësinë e dialogut dhe vizitave të mëtejshme të ndërsjella, në mënyrë që të promovohet bashkëpunimi dypalësh.

Shqipëria ka interes për nxitjen e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, rritjen e investimeve kazake në sektorë, si: turizmi, energjia, agrobiznesi, ndërtimi infrastrukturor dhe industria e nxjerrjes dhe përpunimit të mineraleve”, theksoi Presidenti Begaj.

Turizmi u cilësua si një fushë potenciale bashkëpunimi, që favorizohet edhe nga udhëtimi pa viza midis vendeve. Me interes u vlerësua dhe vendosja e një linje direkte fluturimi Tiranë-Astana.

Presidenti Begaj i përcolli Ambasadorit të Kazakistanit kërkesën për rishikim të qëndrimit në lidhje refuzimin e njohjes së Kosovës dhe mbështetje ndaj proceseve të saj integruese, ndërsa theksoi se është në interesin e përbashkët bashkëpunimi i mëtejshëm në organizatat ndërkombëtare.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Betohen 8 anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor
Next Article Meloni: Pritja e emigrantëve në Shqipëri nis pas disa javësh

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?