By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Begaj: Progresraporti i KE-së, dëshmi e avancimit në procesin e integrimit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Begaj: Progresraporti i KE-së, dëshmi e avancimit në procesin e integrimit
Shqipëri

Begaj: Progresraporti i KE-së, dëshmi e avancimit në procesin e integrimit

admin
Last updated: 05/11/2026 11:17
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 5 nëntor, argument.mk/ – Presidenti Bajram Begaj priti sot në një takim ambasadoren e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, e cila i dorëzoi progresraportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Presidenti e vlerësoi progresraportin e këtij viti si dëshmi të avancimit në procesin e integrimit dhe si një tjetër hap të rëndësishëm drejt objektivit historik të anëtarësimit të vendit tonë në BE.

Kreu i Shtetit i përcolli ambasadores evropiane mirënjohjen ndaj Komisionit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë dhe politikat pro zgjerimit të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Begaj rikonfirmoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar për përfundimin e negociatave deri në vitin 2027 dhe anëtarësimin në BE në vitin 2030.

Në këtë kontekst, Presidenti theksoi angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për forcimin e sundimit të ligjit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe lirinë e medias.

Kreu i Shtetit ritheksoi se respektimi i sundimit të ligjit, funksionimi i institucioneve dhe dialogu demokratik mbeten thelbësore për realizimin e objektivit strategjik të integrimit evropian.

You Might Also Like

Nis rikonstruksioni i banesës së familjes së Fatjonit 10-vjeçar në Korçë

Resortet miks, qeveria vendos kufirin! 40% e ndërtimeve mund të përdoren për banim, pjesa tjetër për turizëm

Berisha flet për herë të parë për humbjen e Trump, kreu i PD-së jep analizën e tij

‘E kam shoqe shefen e SHISH!’ Detaje nga dosja ‘Agasi’, zbulohen kontakte me 2 izraelitë

Hoxha takim me Presidentin e Senatit të Rumanisë: Forcim i bashkëpunimit institucional

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Tabaku: Progresraporti i KE-së konfirmon shqetësimet e opozitës, të ndalet miratimi i reformave të njëanshme
Next Article Zajkova: Dikush duhet të mbajë përgjegjësi që nuk e mbrojti Biljanën nga Bogdanci
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?