By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Begaj: Valës së ndryshimit demografik duhet t’i paraprijmë me strategji afatgjata
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Begaj: Valës së ndryshimit demografik duhet t’i paraprijmë me strategji afatgjata
Shqipëri

Begaj: Valës së ndryshimit demografik duhet t’i paraprijmë me strategji afatgjata

admin
Last updated: 10/10/2025 14:23
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

“Valës së ndryshimit demografik duhet t’i paraprijmë me strategji afatgjata dhe politika të mirëmenduara e të koordinuara”, deklaroi sot presidenti Bajram Begaj para akademikëve nga Shqipëria dhe Kosova,  të mbledhur në Tiranë për një nga sfidat më të mëdha të zhvillimit: ndryshimet demografike dhe dinamikën e tregut të punës.

Begaj u shpreh se zhvillimet e tanishme dhe ato të pritshme demografike prekin themelet e shoqërisë sonë: sigurinë, familjen, punësimin, mirëqenien dhe perspektivën zhvillimore.

Kreu i Shtetit bëri thirrje për zbatimin me përpikëri e pa vonesa të këtyre strategjive dhe politikave për të shmangur pasojat.

“Parashikimet pesimiste dhe aktualiteti shqetësues demografik tregojnë se nëse vonohemi apo gabojmë sot, nuk do të kemi një mundësi të dytë nesër”, tha ai.

Duke analizuar pasojat në tregun e punës, Presidenti Begaj theksoi se nga njëra anë mungon fuqia punëtore aktive, nga ana tjetër papunësia e të rinjve mbetet e lartë.

“Kjo kontradiktë, mungesë punëtorësh dhe papunësi, njëkohësisht, është një paradoks që kërkon politika të reja, vizionare e afatgjata. Ndërkohë, ka kërkesa të mëdha për punonjës me aftësi të reja në teknologji, informacion, në shërbime të specializuara dhe inovacion. Ky është një ndryshim strukturor që kërkon përgjegjësi në menaxhim, që zhvillimi të ruajë karakterin social dhe kohezionin kombëtar”, u shpreh Begaj.

Veç pasojave të drejtpërdrejta në tregun e punës, Presidenti i Republikës nënvizoi dhe sfidat të tjera serioze që lidhen me ekonominë në tërësi dhe sigurinë kombëtare.

“Ato sjellin uljen e bazës ekonomike dhe tatimore të shtetit, uljen e aftësisë prodhuese të fuqisë punëtore dhe mbingarkojnë sistemet e pensioneve e shëndetësisë. Shpopullimi i zonave rurale dhe kufitare dëmton kohezionin social dhe kontrollin territorial, ndërsa emigracioni i të rinjve zvogëlon kapitalin njerëzor dhe kapacitetin mbrojtës të vendit”, deklaroi Presidenti i Republikës.

Duke vlerësuar faktin se në Shqipëri e Kosovë ka strategji dhe politika të efektshme për rritjen e lindshmërisë, përmirësimin e cilësisë së jetës, kujdesin ndaj të moshuarve, si dhe integrimin e faktorëve demografikë në planifikimin ekonomik kombëtar, Presidenti Begaj theksoi se vëmendje i kushtohet edhe aftësimit të fuqisë punëtore, riintegrimit të qytetarëve të rikthyer nga emigracioni, frenimit të braktisjes së zonave rurale dhe përdorimit të Diasporës për investime dhe zhvillim të qëndrueshëm në vend.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Presidenti Begaj e cilësoi prioritet bashkëpunimin në të gjitha fushat mes Shqipërisë e Kosovës dhe shqiptarëve në rajon, pasi vlerësoi se vetëm në këtë mënyrë mund të krijohen më shumë mundësi, më shumë qëndrueshmëri dhe më shumë shpresë për të rinjtë tanë.

“Ne kemi nevojë për një treg më të bashkuar dhe më të koordinuar, që i gjithë rajoni të bëhet më tërheqës për investime dhe projekte të përbashkëta zhvillimi. Në këtë kontekst, procesi i integrimit evropian mbetet rruga më e qëndrueshme për zhvillim afatgjatë dhe zbut disa nga shkaqet e emigracionit”,  deklaroi Presidenti i Republikës.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Rashiq do të dorëhiqet nga pozita e ministrit
Next Article Berisha: Mbështetja e kandidatëve të pavarur për zgjedhjet e pjesshme, hap i duhur

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?