By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: KFOR pa afat zyrtar për largim nga ura e Ibrit, BE ripërsërit kërkesën për koordinim Qeveri – komuna rreth hapjes së saj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kosovë > KFOR pa afat zyrtar për largim nga ura e Ibrit, BE ripërsërit kërkesën për koordinim Qeveri – komuna rreth hapjes së saj
Kosovë

KFOR pa afat zyrtar për largim nga ura e Ibrit, BE ripërsërit kërkesën për koordinim Qeveri – komuna rreth hapjes së saj

admin
Last updated: 27/08/2026 16:55
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Prishtinë, 27 gusht, argument.mk/ – KFOR tashmë në disa raste javëve të fundit e ka zbuluar qëllimin për t’u larguar nga prezenca fikse  mbi Urën e Ibrit.

Pas një kohe të gjatë, KFOR ka vendosur të reduktojë praninë e vetë mbi Urën e Ibrit, duke filluar kështu transferimin gradual të përgjegjësisë tek Policia e Kosovës. Kjo për shkak të konstatimit nga KFOR, se gjendja në terren ka përmirësime.

Por, ajo që mbetet e panjohur deri tash është edhe sa do të qëndrojnë mbi urë ushtarakët e NATO’s,  ku tashmë ka filluar të shihet edhe prania e policisë së Kosovës.

Nga Bashkimi Evropian në një përgjigje për Gazetën Express kanë përsëritur se NATO i ka njoftuar për vendimin e tyre për modifikimin e pranisë mbi Urën e Ibrit, por se i takon pikërisht NATO’s të vendos se kur do të lëviz.

“Për pozicionimin e misionit të NATO-s në Kosovë i takon NATO-s të vendosë” theksojnë nga BE.

Sa i përket çështjes së hapjes së Urës, BE potencon se pozicioni i Brukselit ka qenë gjithmonë i qartë dhe i udhëhequr nga nevoja për t’u siguruar se i shërben të gjitha komuniteteve dhe komunave që i lidh dhe që kontribuon në bashkëpunim dhe raporte të mira mes tyre.

Ditë më parë BE i ka thënë Gazetës Express se me përmbylljen e konsultimeve të aspektit të sigurisë janë përmbushur kushtet për hapjen e urës. Këtij qëndrimi në ndërkohë i ishte shtuar kërkesa për konsultime shtesë.

Në njoftimin e fundit të lëshuar nga KFOR, admirali i Komandës në Napoli George Wikoff ka theksuar KFOR nuk ka mandat që të përcaktojë se a duhet hapur ura apo jo.

“Kjo i takon BE’së dhe institucioneve relevante në Kosovë për të vendosur, pasi KFOR ta përmbyll praninë e përhershme në urë” ka thënë Ëikoff

“Personeli i KFOR do të mbetet në hapësirat përreth” ka shtuar ai.

Por, pikërisht koha se kur KFOR do të largohet nga ura mbetet e paqartë. Në Serbi, nga vetë kreu i shtetit Aleksandar Vuçiq po përmendet data 1 shtator. Vuçiq madje po përpiqet të parandalojë këtë zhvillim. Ai tashmë ka theksuar se i ka shkruar letër Sekretarit Gjeneral të  NATO’s dhe se po pret një përgjigje nga ai.  Zyrtarisht në Kosovë askush s’e ka përmendur ndonjë afat.

Të shtunën që shkoi një takim i paralajmëruar mes Komandatit të KFOR Ozkan Ultas dhe Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ku mund përcaktoheshin modalitetet, dështoi.

Për takimin e paralajmëruar nga Kurti,  KFOR tha se është anuluar për shkak të rrethanave të paparashikuara pa qartësuar më shumë.

Paraprakisht, Kurti kishte thënë se është absurde që ura kryesore të vazhdojë të mbahet e mbyllur kur përreth saj ka ura tjera.

Por, teksa KFOR pritet ta bëjë hapin e largimit nga ura, BE’së dhe Qeverisë së Kosovës  u mbeten konsultimet me komunat në Veri. Të paktën kjo është kërkesa edhe nga NATO edhe nga Bashkimi Europian.

Brukseli zyrtar thekson se të gjitha vendimet në lidhje me Urën e Ibrit “duhet të marrin parasysh interesat dhe shqetësimet e të gjitha komuniteteve”.

“Qëndrimi i BE-së për urën ka qenë gjithmonë i qartë dhe i udhëhequr nga nevoja për të siguruar që ajo t’u shërbejë të gjitha komuniteteve dhe komunave që lidh, dhe të kontribuojë në bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira midis tyre”, ka thënë për Express një zëdhënëse e Bashkimit Evropian.

Megjithatë thonë se ka nevojë për përmirësim të nivelit të koordinimimit në mes të komunave dhe institucioneve qendrore.

‘Pas transferimit të qeverisjes lokale në veri pas zgjedhjeve lokale, koordinimi efektiv dhe konsultimet kuptimplote midis komunave përkatëse dhe institucioneve të nivelit qendror duhet të përmirësohen”, thuhet tutje në përgjigje  e BE’së

BE s’ka dilema se sigurinë atje duhet ta ofrojë policia e Kosovës.

“Është e rëndësishme që Policia e Kosovës të kujdeset për sigurinë dhe mbrojtjen e të gjitha komuniteteve, në përputhje me parimet demokratike, të drejta te njeriut, sundimin e ligjit, në mënyrë që të gjithë të ndihen të sigurt”.

You Might Also Like

Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij

​Babai i shqetësuar për të birin minator, Sindikata e Trepçës: Prindërit s’e meritojnë të jetojnë me frikë

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

“Faleminderit për këto lule të bukura”, Kurti publikon pamje nga takimi me presidenten Shiroka-Pula

Shefi i EULEX-it takon krerët e Listës Serbe, ata ankohen për “shtypje të popullit serb”

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Dyshohet se për 1.400 euro i shtonin kategori patentë-shoferit, dy të punësuar në MPB nën hetime?
Next Article Behar Emini: Dokument i falsifikuar me emrin dhe nënshkrimin e Fondit është dorëzuar për verifikim
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mevlan Ademi në krah të studentëve të Tiranës: Solidaritet me protestuesit apo distancim nga politika e Ramës?
Maqedoni TOP LAJM
Gruda garanton që Ligji për Specialen është shkruar siç duhet: Këtu do jemi, do t’i shohim efektet e tij
Kosovë
Mickoski: Qeveria e mëparshme i bëri ndryshimet kushtetuese kriter për anëtarësimin në BE, pasi paraprakisht e ndryshoi emrin
Maqedoni
“Avni Rustemi do të jetojë”, Tedi Blushi për reformën territoriale: Rama kërkon të zhdukë Libohovën nga harta
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?