By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Belinda Këlliçi justifikon marrëveshjen e PD me amerikanin Chris La Civita: I takojnë lekët
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Belinda Këlliçi justifikon marrëveshjen e PD me amerikanin Chris La Civita: I takojnë lekët
Shqipëri

Belinda Këlliçi justifikon marrëveshjen e PD me amerikanin Chris La Civita: I takojnë lekët

admin
Last updated: 27/04/2025 18:16
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës dhe kandidat për deputet, Belind Këlliçi, i ftuar në edicionin informativ të mesditës në Syri TV, ka komentuar marrëveshjen ndërmjet Partisë Demokratike dhe Chris La Civita.

Këlliçi theksoi se kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm për forcimin e opozitës dhe për rivendosjen e marrëdhënieve të ngushta me administratën amerikane, duke pasur parasysh se lobimi është një praktikë ligjore dhe e zakonshme në SHBA.

Në komentet e tij, Këlliçi u shpreh se ky është një moment i rëndësishëm për PD-në, pasi kontrata e nënshkruar me një nga strategët më të njohur të fushatës amerikane, mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në forcimin e pozicionit të opozitës në Shqipëri.

Ai theksoi se ky lobim është një mundësi për të sfiduar qeverinë e Edi Ramës, e cila, sipas tij, ka krijuar një narkoshtet të kriminalizuar dhe të korruptuar që ka goditur fort çdo forcë politike që kërkon ndryshim.

Këlliçi theksoi gjithashtu se kjo kontratë nuk ka të bëjë me lobim të paligjshëm, siç është përpjekur të paraqitet nga disa zëra, por është një praktikë e zakonshme dhe e ligjshme në SHBA, që përdoret nga shumë parti politike për të siguruar mbështetje dhe për të rritur ndikimin e tyre në skenën ndërkombëtare.

Belind Këlliçi:

“Për të qenë korrekt, nuk ka kontraktuar PD lobistë. Është një lajm i jashtëzakonshëm, ky që në fakt është një lajm i mirëpritur nga komuniteti shqiptar-amerikan, por mbi të gjitha nga shqiptarët që presin rrëzimin e narkoshtetit më 11 maj, patriotët shqiptarë, komuniteti shqiptar-amerikan që punon prej vitesh në SHBA. Mesa duket, i kanë dërguar një mesazh të qartë narkoshtetit të Edi Ramës, mikut të ngushtë të Charles McGonigal dhe e kanë tronditur themelin e qeverisë së kriminalizuar dhe të korruptuar të Edi Ramës.

Me një marrëveshje spektakolare, me një nga njerëzit më të besuar të presidentit Trump, dhe avokatin e tij personal, tani PD, më vjen keq t’ia themë të gjithëve kupolës mafioze të Edi Ramës, të gjithë ministrave që presin në radhë se kush do arrestohet për korrupsion, të gjithë të inkriminuarit në Policinë e Shtetit që kanë vjedhur për 12 vjet buxhetin e shtetit dhe qytetarët shqiptarë, që i kanë futur duar duar në xhepat e tyre.

Më vjen keq ta them, por PD mori konsulentin kryesor të fushatës elektorale të presidentit Trump në SHBA, Chris La Civita, strategun më të madh në fushatat elektorale, që advokon pro PD në SHBA për të përmirësuar dhe rivendosur në ekuilibër të plotë marrëdhëniet midis Kongresit Amerikan, administratës së SHBA dhe PD.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Për të qenë i qartë dhe me publikun, nuk është një kontratë e firmosur nga PD apo një lobim i bërë nga Partia Demokratike.

Padiskutim, që në momentin që një forcë politike, në një vend, merr një shërbim përmes një praktike të tillë lobimi që është procedurë ligjore në SHBA, padiskutim duhet të japë dakordësinë që e panon këtë ndihmë që i jepet nga një etnitet tjetër, siç është në këtë rast fondacioni “Make Albania Great Again” dhe përgëzime atyre shqiptarëve që e kanë gjetur emrin e këtij fondacioni për të rivendosur edhe një herë marrëdhëniet e shkëlqyera që ka pasur PD dhe administrata amerikane.

Në këto 4 vite, PD është goditur si asnjë forcë politike në botë, dhe kemi pasur ish-ambasadorë që i kanë treguar barin deputetëve të PD nëse do vendosin të mbështesin shumicën në PD dhe janë kërcënuar me ngrënie bari.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Për të mos u përhapur më këto fenomene të shumta, apo lobime korruptive, zarfe në dorë, siç ka ndodhur me McGonigal dhe shokun e ngushtë të Ramës, sepse të gjithë po pyesin. Unë vij sot nga takime ku kemi pasur aktivitete me të rinj që duan ndryshimin dhe të gjithë pyesin se çfarë ka ndodhur me Ramën, që ka luajtur mendsh. Sepses, nuk mundet që një kryeministër një ditë të dalë dhe të quajë meshkujt çyrik, vajzat që votojnë për herë të parë, e të jetë dashnor i ditës tjetër, të sulmojë fëmijët me autoizëm, apo t’u kërkojë fëmijëve të shohin foto të tij nudo.

Mesa duket, te këto lajme të spinuara nga mediat e inceneratorit të Tiranës gjendet edhe kjo përgjigje, sepse janë tronditur jo vetëm themelet e narkoshtetit, por edhe të mediave të tij.

Vetë thonë se termat e kontratës janë një pagesë rreth 250 mijë dollarë në muaj, kanë kaluar 23 ditë dhe thonë se janë paguar 6 milionë dollarë, kur në rastin maksimal pagesa e një muaji nga ky fondacion, do të thotë 8 shishe verë që pi Rama në ditë, për të forcuar opozitën shqiptare dhe për t’i treguar gjithë botës të vërtetën, apo 3 pagesa ditore për inceneratorin që nuk ekziston.

Nëse kanë pasur këtë zell, SPAK teksa ka nisur këto verifikime, me këtë zell duhet të bëjnë edhe verifikime se ku kanë shkuar 142 milionë euro të inceneratorit të Tiranës, ku një gozhdë nuk është vendosur aty.

Ndërkohë janë shqetësuar se mund të jenë paguar 250 mijë dollarë për të rivendosur marrëdhënien të shëndosha mes PD, opozitës dhe Amerikës. Ndërkohë, për McGonigal, që është korruptuar për llogari të Ramës, nuk ka asnjë hetim”.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sulmi me 26 viktima në Indi, kryeministri indian: Autorët do të marrin ndëshkimin më të rreptë të mundshëm
Next Article Jotova: Presioni gjeopolitik është në vijën e pranimit të përshpejtuar të vendeve të reja në BE, kjo mund të na kushtojë shtrenjtë një ditë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?