By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Benzema zbulon arsyen pse u transferua në Arabinë Saudite pas largimit nga Real Madridi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Benzema zbulon arsyen pse u transferua në Arabinë Saudite pas largimit nga Real Madridi
Sport

Benzema zbulon arsyen pse u transferua në Arabinë Saudite pas largimit nga Real Madridi

admin
Last updated: 04/03/2025 11:43
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Ish-ylli i Real Madridit, Karim Benzema ka marrë pjesë në programin “Los Amigos de Edu” me gazetarin Edu Aguirre, ku ka diskutuar për tema të ndryshme.

Sulmuesi francez reflektoi mbi karrierën e tij të mrekullueshme në ‘Santiago Bernabeu’ teksa diskutoi edhe për aventurën e tij aktuale në Arabinë Saudite. 

Benzema zbuloi se ai u largua nga Real Madridi në kohën e duhur, pasi ka arritur gjithçka që mund të arrinte. 

Pasi fitoi një sërë titujsh dhe siguroi Topin e Artë, ai u ndje se ishte më mirë të largohej në formë të lartë se sa të rrezikonte që niveli i tij të bie sezonin e ardhshëm. 

“Unë kam bërë gjithçka. E nisa si fëmijë dhe i dhashë fund si burrë. Me të gjithë titujt dhe Topin e Artë, unë doja të largohesha me kokën lartë. Askush nuk e di se si do të paraqitesha vitin e ardhshëm”. 

Ai gjithashtu qartësoi se nuk e kishte në plan që t’i bashkohej ndonjë klubi i cili konkurron direkt me Real Madridin, si Paris Saint-Germaini apo Manchester City. 

“Për mua, Real Madridi është klubi më i mirë në botë dhe nuk doja të shkoja dhe të konkurroja për një tjetër skuadër që mund të konkurrojë ndaj Madridit si PSG ose City”. 

Sa i përket aventurës në Arabinë Saudite, Benzema u shpreh se ndihet rehat atje dhe ndonëse është shumë më ndryshe se sa tek Real Madridi, natyra konkurruese mbetet e njejta. 

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Ndihem mirë këtu, i qetë. Nuk është njësoj si në Madrid, ani pse këtu ju duhet të fitoni gjithmonë. Çdo vit niveli rritet dhe ata kërkojnë tituj nga ju”, përfundoi ai.

You Might Also Like

Kosova sonte synon fitore ndaj Sllovenisë

FFK-ja gjobitet për “shkelje të lehtë” në ndeshje me Suedinë

Infantino sot në Kosovë, FFK: Ditë e madhe për vendin tonë

Enis Bardhi bëhet baba

Lavdrim Kasami ftohet në Kombëtaren U19 për miqësoret kundër Irlandës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Gjykata rrëzon kërkesën e Veliajt për kthimin e telefonit të sekuestruar
Next Article Rikthimi i sigurisë dhe stabilitetit, Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë sfidat globale dhe mundësitë e bashkëpunimit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?